Aktualitet

Delegacioni norvegjez viziton Durrësin: Thellimi i portit synon përmirësimin e kapaciteteve (Foto)

Ambasadori dhe përfaqësuesit e ambasadës u njohën me kapacitetet, zhvillimet aktuale dhe projektet që po zbatohen në hapësirën portuale. 
Featured image of article: Delegacioni norvegjez viziton Durrësin: Thellimi i portit synon përmirësimin e kapaciteteve (Foto) Delegacioni norvegjez në portin e Durrësit

DURRËS– Në kuadër të Ditës së Kushtetutës së Norvegjisë, një delegacion nga ambasada e Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë, i kryesuar nga Ambasadori Per Strand Sjaastad, vizitoi portin e Durrësit ku u pritën nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e APD, Sonila Toska.

Ambasadori dhe përfaqësuesit e ambasadës u njohën me kapacitetet, zhvillimet aktuale dhe projektet që po zbatohen në hapësirën portuale. 

 

 

Ambasadori Per Strand Sjaastad, duke vlerësuar mikpritjen tha se bashkëpunimi me portin e Durrësit, ka marrë udhë edhe mes projektit “Industria detare – një sektor i ri në rritje në Shqipëri”, i cili po financohet nga Norvegjia. Të pranishmit u informuan sa i takon investimit për thellimin e portit, si dhe për projektet që synojnë përmirësimin e kapaciteteve të portit në të ardhmen.

Pjesëtarët e ambasadës, së bashku me ambasadorin Per Strand Sjaastad zhvilluan një vizitë edhe në Terminalin e Mallrave Gjenerale, si dhe në Terminalin e Trageteve.

(a.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment