Politike

Delegacioni gjerman në Shqipëri, Juratovic: Zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, Kuvendi i shenjtë si kisha

Në një konferencë për mediat, Juratovic u shpreh se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë të BE-së. I pyetur në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve Juratovic tha se Kushtetuta është themeli i një shteti dhe se ajo duhet respektuar. 

TIRANË– Delegacioni gjerman më në krye, kryetarin e Grupit Parlamentar (SPD), Josip Juratovic ka mbërritur në Shqipëri dhe ka zhvilluar takime me personazhë të politikës shqiptare. Në një konferencë për mediat, Juratovic u shpreh se Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë të BE-së.

Ai tha se ditën e sotme kanë zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministren e drjetësisë Etilda Gjonajn. Juratovic theksoi se duuhet respektuar Kushtetuta dhe se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 30 qershor. Kuvendin ai e cilësoi të shenjtë si një kishë.

Kemi patur kontakte nga politika shqiptare për të krijuar një panoramë të gjendjes dhe situatës politike në Shqipëri. Sot takuam Ramën, Lleshajn dhe Gjonajn. Kemi diksutuar në lidhje me rrugën që duhet të zhvillohet për integrimin e vendit. Ballkani Perëndimor e Shqipëria duhet të jenë pjesë e BE-së,”– u shpreh kreu i e Grupit Parlamentar (SPD), ndër të tjera.

Më pas kreu i Grupit Parlamentar (SPD) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Gazetar: Per zgjedhjet vendore a duhet te repsektohet vendimi i Presidentit? A duhet te anullohen zgjedhjet nese do mbahen a do te pranohen?

Ne fakt nuk e konsideroj si competence e imja se eshte politike e brendshme. Nga diskutimet e brendshme kam mundur te kuptoj qe ky vend ka nje Kushtetute, dhe kushtetuta eshte baza…Edhe ne Gjermani eshte e njejta gje, Kushtetuta baza e cdo strukture shoqerore. Nese kushtetuta parasheh qe duhet te zhvillohen ne nje moment kohir atehere duhet te zhvillohen ne kete moment. Dhe kete mund ta vendosin te zgjedhurit te bazuar ne kushtetute. Parlamenti eshte organi me I larte I nje vendi si organ perfaqesues. Kjo eshte ideja qe kam une per situaten politike ne vend. Procesi zgjedhor parashikon konkurrencen midis partive politike. Secila parti k ate drejten e saj per te marre pjese apo jo, dhe jane zgjedhesit qe vendosin. Mendoj qe zgjedhesit ne Shqiperi jane te mire informuar per ate qe duan apo jo.

Gazetar: nese kjo eshte nje krize politike apo jo e trgon e ardhmja. Ne pergjithesi jane parlamentet qe vendosin per celjen e negociatave, kemi nevoje te mbledhim sa me shume argumente per te bindur keto vende qe Shqiperia eshte pjese e BE. Por duhet te flasim hapur, qe jo te gjithe qytetaret ne BE jane entuziaste per nje zgjerim te mundshem te unionit. Por edhe ne rajon e gjeni kete gje. I referohem atyre qe kane droje per kap 23&24. Gjithmone kam thene qe integrimi ne BE ofron nje mundesi te metejshme per demokratizimin e nje vendi dhe nje forme shperblimi per angazhimin. Gjithkush qe pengon procesin e integrimin pengon demokratizim. Vendit dhe te tille ka shume. Thirrja ime ndaj demokrateve atyre qe besojne ne demokraci te ofrojne shembuj pozitiv per te pasur ne sa me shume argumente. Ne nje evrope te tille eshte me e rendesishme qe ne demokratet ti qendrojme besnik vlerave tona

Gazetar: Perse nuk keni takuar opoziten dhe Presidentin? Kur flisni per penguesit e integrimit I referoheni politikaneve shqiptare?

Ne programin tone te vizitave pjesa e pare ishte e perqendruar te kontaktet me perfaqesues te parlamentit, ku ishin perfaqesues edhe te opozites. Mund te them qe kane qene perfaqesues te opozites shqiptare, dhe une nuk mund te kerkoj ende parti ku mund te flas. Nese do ta bej do te kerkoj OSHC. Parlamenti eshte organi me I larte I nje vendi. Sigurisht qe gjithkush mund te beje protesste por bojkotimi I parlamentit eshte bojkotimi I demokracise. Per mua Parlamenti k ate njejtin shenjteri si Kisha si besimtar qe jam. Kam pershtypjen qe eshte kthyer ne nje sport te dashur per shqiptaret qe kur nuk me pelqen mund te bojkotoj institucionet. Ne rajon psh per te marre fondet zhvillohen zgjedhjet por nuk arrihet ne formimin e qeverise. Reforma te caktuara jane legjitime dhe duhen te ndermerren nepermjet parlamentit perfshirjes se OSHC. Te rinjte jane te rendesishem. Kur demokracia vihet ne loje ne kete menyre, rinia humb besimin ne demokraci. Dhe mund tju them mire qe ajo qe ndodh eshte qe demokracia shkaterrohet dhe shoqeria radikalizohet.

Per sa i perket pyetjes se dyte ne lidhje me penguesit nuk dua te perjashtoj askend. Duke qene se kam experience ne rajon, ne Kroaci pas fillimit te impelementimit te kap 23 dhe 24 kryeministri I vendit u denua dhe u fut ne burg. Avancimi ne reformen ne drejtesi dhe luften kunder krimit te organizuar jane thelbesore. Celja e negociatave duhet te nise me Kap 23& 24.

Gazetar: Thate qe ne 30.06. 2019 duhet te zhvilluar zgjedhjet, kemi 2 pale. Nese ne 30.06.2019 zhvillohen zgjedhjet kush do ta mbaje pergjegjesine per perplasjen qe mund te ndodhe?

Sigurisht qe konfliktet e mundshme eshte pjese e cultures politike te vendit. Une personalisht nuk jam askush qe mund te jape rakomandime, eshte vendi juaj dhe nese do te kete zgjedhje sipas percaktimeve kushtetuese duhet te vendosin shqiptare. Zgjedhjet jane process konkurimi dhe pres qe partite te marrin pjese. Bindja ime eshte qe populli shqiptar di mire cfare deshiron. Shqiptaret duan integrimin europian por do edhe dicka tjeter, duan vende puna me te mira, arsimi, infrastructure me te mire te cilat duhet te jene pjese e debatit parlamentar. Une mund ta perfytyroj mjaft mire sin je burre I moshes time shikon femijen e tij te detyrohet per keto arsye te braktise vendin. Politika dhe partite politike duhet te perballen me keto ceshtje. Ne te gjitha kryeqytetet e rajonit ne Berlin apo Paris e shikojme nje situate te tille. Detyra kryesore e politikaneve eshte te perballen me keto problem dhe te mos perdorin tymosese ne rruge per te arritur qellimet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment