
KOSOVË- Delegacioni i Kosovës dhe i Serbise ditën e nesërme do të mbajnë një konferencë për shtyp në Kizhevak të Serbisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e Kryeministrit Hoti me anë të një njoftimi për mediat.
Ende nuk është e ditur se cila do të jetë çështja e komunikimt të dy delegacioneve. Konferenca do të nis në orën 10:00 ku nga delegacioni kosovar do të flasë Ibrahim Makolli ndërsa nga ai serb, Veljko Odalovic.
“Nesër më 04 dhjetor 2020, në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë, kryetari i Delegacionit të Kosovës, z. Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë z. Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media,” thuhet në deklaratën e zyrës së Kryeministrisë.
Në rajonin e Kizhevak-ut pak kohë më parë janë gjetur disa mbetje mortore, që dyshohet se janë familje shqiptare dhe kosovare të vrara nga serbët gjatë luftës.
(I.A/dosja.al)