Politike

DEL VIDEO/ Ahengu i Vangjush Dakos me Astrit Avdylin në Durrës, verë e ushqim luksi për fitoren në zgjedhje

Sipas ish-kyeministrit kjo video është xhiruar pas fushatës, ku shihet Vangjush Dako dhe eksponentë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste.

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video ku shkruan se Vangjush Dako po drekon me Astrit Avdylajn.

Sipas ish-kyeministrit kjo video është xhiruar pas fushatës, ku shihet Vangjush Dako dhe eksponentë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste.

“Vangush Dako Avdyli tha se nuk kishte takuar kurre Astrit Avdylin ndersa ketu po feston me te dhe Avdylë e bandite te tjere te Durresit fitoren e krimit elektoral!”, shkruan Berisha.

Siç shihet në pamje, tavolina është e mbyshur me verë të shtrenjë, por dhe pije të tjerë alkolike. Gjithashtu nga sa shihet në video lokali është i shtrenjtë. Teksa të gjithë po ushqehen dhe ngrenë dolli, Dako duket më i zënë nga të tjerët pasi gjatë gjithë kohës rri në celular.

Kutjojmë se pak ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Shto Koment