Politike

Del shkresa, ja si do e ‘trembin’ kuksianët Ramën, hap pas hapi deri tek aeroporti (FOTO)

Në këtë kërkesë, thuhet se PD kërkon leje nga ora 14:00 deri në orën 22:00. Po ashtu, PD kërkon që leja të jepet për të nisur protestën nga sheshi qendror e më pas tek aeroporti, vend ku kryeministri do të mbajë fjalën.
Featured image of article: Del shkresa, ja si do e ‘trembin’ kuksianët Ramën, hap pas hapi deri tek aeroporti (FOTO) Edi Rama, miting

KUKES- Dosja.al ka siguruar shkresën që dega e Partisë Demokratike në Kukës i ka dorëzuar policisë së Shtetit në lidhje me organizimin e protestës ditën e sotme.

Në këtë kërkesë, thuhet se PD kërkon leje nga ora 14:00 deri në orën 22:00. Po ashtu, PD kërkon që leja të jepet për të nisur protestën nga sheshi qendror e më pas tek aeroporti, vend ku kryeministri do të mbajë fjalën.

Kerkesa per anti-miting

Në këtë anti-miting, do të flasë kryetari i PD në Kukës, Arif Rexhmati, ndërkohë që pjesëmarrja sipas të dhënave zyrtare do të jetë mbi 5 mijë protestues.

Kerkesa per anti-miting

Rama sot do të jetë në Kukës. Kryeministri anuloi vendtakimin e programuar në Kukës, në sheshin e  qytetit duke e zhvendosur takimin në aeroportin e Kukësit, sot në orën 16:00.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “Del shkresa, ja si do e ‘trembin’ kuksianët Ramën, hap pas hapi deri tek aeroporti (FOTO)

  1. E mer Ram,je kokrra e legenit qe se di akoma qe dhe gjarperit te vogel duhet ti biesh ne kaptine me shkop te madh.Vuj pasojat tani

Shto Koment