
ITALI-Shifra e lartë e të infektuarve e ka detyruar gjithë botën të marrë masa parandaluese. Ndërkohë, një i pastrehë në Itali është gjobitur me 280 euro, pasi gjatë karantinës ka dalë nga shtëpia.
Efektivët e panë të moshuarin 63-vjeçar në qendër të qytetit, aty ku ai kishte zënë vend, dhe e gjobitën. Sakaq, edhe pse zyrtarisht ai ka një shtëpi, Pasquale Giudice ka 10 vite që jeton në rrugë dhe e mban frymën gjallë duke kërkuar lëmoshë.
Ky veprim është gjykuar nga këshilltari rajonal i demokratëve në Komo, e konsideroi masën ndëshkuese qesharake dhe mizor.
“Është qesharake dhe mizore që të ndëshkohet një person që nuk ka se ku të futet për të respektuar karantinën. I kërkoj autoriteteve që ta tërheqin gjobën jo vetëm sepse është e pamundur që të paguhet nga i moshuari, por edhe për faktin se përforcon përshtypjen se Komo dhe institucionet e tij nuk kanë mëshirë për të varfërit në një moment kaq të vështirë që po kalojmë”, u shpreh Angelo Orsenigo,
(k.a/dosja.al)