Aktualitet

Del me Covid-19 biznesmeni në Elbasan, pronari i restorantit pranë Gjykatës u infektua bashkë me kasapin që i sillte mishin, 12 të tjerë presin përgjigjen e analizave

46-vjeçari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij. Mësohet se 46-vjeçari është dërguar në spitalin 'Shefqet Ndroqi' mbrëmjen e sotme pasi ka shfqur probleme shëndetësore dhe aktualisht po kurohet.
Featured image of article: Del me Covid-19 biznesmeni në Elbasan, pronari i restorantit pranë Gjykatës u infektua bashkë me kasapin që i sillte mishin, 12 të tjerë presin përgjigjen e analizave Gjykata e Elbasanit
Përditësuar:

ELBASAN– Një biznesmen, pronar i një restoranti në Elbasan ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas AbcNews, 46-vjeçari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij. Mësohet se 46-vjeçari është dërguar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ mbrëmjen e sotme pasi ka shfqur probleme shëndetësore dhe aktualisht po kurohet.

I infektuari me Covid-19 e ka lokalin në lagjen “5 maji”, pranë Gjykatës së Elbasanit, dhe burime nga zona tregojnë se frekuentuesit e këtij ambienti janë avokatë, prokurorë, gjyqtarë dhe efektivë policie.

Ai e ka lokalin në lagjen “5 maji”, pranë Gjykatës së Elbasanit, dhe burime nga zona tregojnë se frekuentuesit e këtij ambienti janë avokatë, prokurorë, gjyqtarë dhe efektivë policie.  Gazetari i abcnews.al bën me dije se në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij. pritet që të dalin rezultatet e analizave ëedhe për 12 persona të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment