Aktualitet

Del fotoja e Preng Gjinit nga spitali, 51-vjeçari “lëngon” në shtrat, pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy

51-vjeçari Preng Gjini pritet t'i nënshtrohet një operacioni në sy. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Del fotoja e Preng Gjinit nga spitali, 51-vjeçari “lëngon” në shtrat, pritet t’i nënshtrohet një operacioni në sy Pamje nga shpërthimi dhe Preng Gjini

TIRANË- Del fotoja e Preng Gjinit, të cilit një ditë më parë i bënë atentat. Fotoja është sigurua nga Dosja.al .

Ndërkohë, kjo medie ka publikuar edhe një foto e Preg Gjini nga spitali. Në foton e mëposhtme ai shfaqet i shtrirë në krevatin e spitali dhe ndodhet nën kujdesin intesiv. 51-vjeçari është në gjendje të stabilizuar, por mësohet se do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pas atij në bark, në sy, për shkak të dëmtimit që mori si pasojë e shpërthimit. Mësohet se Gjini ka marrë dëmtime edhe në krahun e majtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Deri më tani janë shoqëruar 6 persona.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment