Aktualitet

Del FOTOJA me çarçaf të gjakosur, Besmir Hakballa që u plagos mbrëmjen e sotme poston selfie nga spitali

FOTO
Në foton e postuar nga vetë Hakballa, bie në sy edhe çarçafi i gjakosur.
Featured image of article: Del FOTOJA me çarçaf të gjakosur, Besmir Hakballa që u plagos mbrëmjen e sotme poston selfie nga spitali Besmir Hakballa

TIRANË Dosja.al ka siguruar foton e Besmir Hakballës, 31-vjeçarit që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme. Ka qenë vetë i plagosuri, ai që ka preferuar japë lajmin e mirë për gjendjen e tij shëndetësore, teksa poston e një Selfie nga spitali i Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në foton e postuar nga vetë Hakballa, bie në sy edhe çarçafi i gjakosur.

Foto e publikuara nga Hakballa

Besmir Hakballa është plagosur me armë zjarri mbrëmjn e sotme në Peqin. Për ngjarjen në fjalë është shpallur në kërkim Adriatik Mezja, i cili akuzohet pas një konflikti të çastit plagosi në këmbë 31-vjeçarin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por kush është Besmir Hakballa?

Dosja.al ka zbardhur detaje nga e shkuara e 31-vjeçarit që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Peqinit. Mësohet se Besmir Hakballa, është një person që mban mbi shpinë në ngjarje të rëndë që ka ndodhur në kohën që i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën tek Spitali i Traumës, ishte vetëm 18-vjeç.

Bëhet fjalë për atentatin e vitit 2008, që e ktheu bulevardin në qendër të Peqinit në një polygon qitjeje. Hakballa, së bashku me dy miqtë e tij, Gazmend Lluca, 19 vjeç dhe Emiliano Hoxha, 19 vjeç, të tre me banim në lagjen “Çezme” në Peqin, tentuan të vrisnin Astrit Kateshin, në atë kohë 46 vejç dhe vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Edmond Kateshit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment