Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
DEL FOTO-ja/ Ky është vëllai i Talo Çelës që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Elbasan, punonte si taksist në të zezë
17 Shtator 2020, 06:48Nga DOSJA
ELBASAN- Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist pa licencë u vra me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në lokal.
3 autorët të veshur si policë zbritën nga makina tip ‘Renault’ me targa AA 876 DC dhe qëlluan 4 herë në drejtim të 50-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas krimit të rëndë ata kanë djegur në fshatin Murras edhe mjetin që përdorën gjatë atentatit.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri. Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Dyshohet se 50-vjeçari është vrarë për hakmarrje.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Mëngjesin e sotëm, në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan është ekzektuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkua...
TIRANE– Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se është telefonuar nga një person i cili i ka komunikuar se është pozitive me COVID-19 e se nuk duhet të lëvizë ...
Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore.Gjatë viteve 1988-1994 ai krijoi dhe drejtoi Departamentin e Autoriteti...
ELBASAN- Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasanit. Uniformat blu bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri p...
TIRANË– I ftuar në “Arena” në RTV Ora nga Dritan Hila, mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ndaj virusit stinor na mbron nga ky i fundit dhe na ndihmo...