Aktualitet

Del FOTOJA/ Ky është Ilir Zeka, polici që mori plumbin pas konfliktit me të ‘fortët e Mamurrasit’

Bashkë me Zekën ndodhet edhe kolegu i tij, Flamur Lleja që gjithashtu mbeti i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Me dy efektivët, në spital ndodhet edhe Nikoll Vofi që është pjesë e grupit të autorëve të ngjarjes. Edhe Vorfi ka mbetur i plagosur. 
Featured image of article: Del FOTOJA/ Ky është Ilir Zeka, polici që mori plumbin pas konfliktit me të ‘fortët e Mamurrasit’ Të dhënat për Covid 19

TIRANËDosja.al ka siguruar foton e Ilir Zekës, një prej efektivëve që mbeti i plagosur si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në Mamurras. Zeka aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, aty ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Bashkë me Zekën ndodhet edhe kolegu i tij, Flamur Lleja që gjithashtu mbeti i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit. Me dy efektivët, në spital ndodhet edhe Nikoll Vofi që është pjesë e grupit të autorëve të ngjarjes. Edhe Vorfi ka mbetur i plagosur. 

Në polici për ngjarjen janë shoqëruar 7 persona, disa prej tyre anëtarë të fisit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Mhill Fufi. Ndër të shoqëruarit janë 3 vëllezërit; Gentian Fufi, Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJM KRYESOR:Përplasje me armë zjarri mes policisë dhe 1 grupi kriminal në Mamurras, 2 efektivë të plagosur, të shtënat kapin edhe një nga autorët (EMRAT)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment