Aktualitet

Del FOTOJA e Orges Bilbilit, ja si duket sot autori i masakrës së Lushnjës që mbeti i plagosur

Kjo është fotoja më e re e Bilbilit, që tregon se si duket i rrezikshmi nga Lushnja, gjashtë vite pas shpalljes në kërkim nga Policia e Shtetit.
Featured image of article: Del FOTOJA e Orges Bilbilit, ja si duket sot autori i masakrës së Lushnjës që mbeti i plagosur Orges Bilbili

TIRANË– Personi që po shikoni në foto është Orges Bilbili, autori i masakrës së Lushnjes, që ditën e sotme u përlesh me armë me një efektiv policie, ngjarje nga e cila mbeti vetë i plagosur.

Kjo është fotoja më e re e Bilbilit, që tregon se si duket i rrezikshmi nga Lushnja, gjashtë vite pas shpalljes në kërkim nga Policia e Shtetit.

Orges Bilbili

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri.

Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment