Aktualitet

Del foto/ Kush është pronari turk i jahtit të braktisur në Shëngjin

Jahti rezlton të jetë i një biznesmeni turk, fati i të cilit nuk dihet ende. Dosja.al sot ka siguruar dhe foton e pronarit të jahtit i cili u gjetë i braktisur në Shëngjin.
Featured image of article: Del foto/ Kush është pronari turk i jahtit të braktisur në Shëngjin Sevgin Yavuz, pronari i Jahtit

TIRANË- Një ditë më parë në plazhin e Shëngjinit banorët e zonës hasën një jaht, i cili rezultoi i braktisur.

Jahti rezlton të jetë i një biznesmeni turk, fati i të cilit nuk dihet ende. Dosja.al sot ka siguruar dhe foton e pronarit të jahtit i cili u gjetë i braktisur në Shëngjin.

Mësohet se biznesmeni turk është Sevgin Yavuz 31-vjeç dhe është shumë i njohur në vendin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jahti luksoz u gjet i braktisur një ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz. Policia ka nisur hetimet për fatin e pronarit të ketij mjeti lunrues, por nuk dihet asgjë për të. 

Deri tani ka dyshimet se ai mund të jetë vrarë, por një pistë është që mund të ketë vdekur dhe natyralisht. Ndërkohë mësohet se ai kishte ardhur nga Mali i Zi dhe ishte i vetëm në Jaht.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment