Sport

Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

Publikohet autopsia e te ndjerit Emiliano Sala, sipas raportit behet me dije se futbollisti nderroi jete si pasoje e lendimeve ne koke.
Featured image of article: Del autopsia, ja pse vdiq Emiliano Sala

Futbollisti i ndjerë, Emiliano Sala, besohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve në kokë pas rrëzimit të avionit, ku trupi i tij u verifikua nga shenjat e gishtërinjve.

Futbollisti i Cardiff City, i cili u tranferua nga ekipi francez i Nantes për shifrën e 15 milion paund, u nxorr nga mbetjet e avionit në thellësinë e detit pas rrëzimit pranë Alderney më 21 Janar.

Një hetim i hapur për vdekjen e tij sot në Dorset konfirmoi se Sala vdiq nga lëndimet në kokë dhe trupin e tij.

Gjatë dëgjimit u tha se trupi duhej të identifikohej duke përdorur shenjat e gishtërinjve pasi hetuesit zbuluan trupin e tij në shtratin e detit të Kanalit Anglez më 4 shkurt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raporti i plotë nga Dega e Investimeve të Aksidenteve Ajrore nuk do të publikohet për 6 deri në 12 muaj, por një raport i përkohshëm do jetë gati brenda dy javëve.

Trupi i pilotit britanik David Ibbotson nuk është zbuluar ende, por një webfaqe e cila quhet  GoFundMe ka nisur kërkimin e donacioneve për një kërkim privat.

 

B.N/dosja.al

Shto Koment