Showbiz

Del autopsia e aktores Naya Rivera: Ylli vdiq nga asfiksia mekanike

Ekzaminimi është kryer një ditë pasi trupi i pajetë i aktores 33-vjeçare u gjend në liqenin e Kalifonisë Jugore.
Featured image of article: Del autopsia e aktores Naya Rivera: Ylli vdiq nga asfiksia mekanike Naya Rivera

KALIFORNI– Autopsia ka konfirmuar të martën se aktorja Naya Rivera, vdiq nga mbytja aksidentale. Ekzaminimi është kryer një ditë pasi trupi i pajetë i aktores 33-vjeçare u gjend në liqenin e Kalifonisë Jugore.

 “Në trupin e saj nuk dukej asnjë shenjë dhune, dëmtimi traumatik ose shenjë sëmundje, nuk dukej fillimisht të kishte shenja, të përdorimit të drogës ose alkolit të cilat mund të kishin ndikuar në vdekjen e saj,”– ka thënë një nga mjekët që u mor me autopsinë.

Rivera u gjet në Liqenin e Pireut të Hënën, pesë ditë pasi ajo u zhduk ndërsa shëtiste me varkë, bashkë me djalit e saj 4-vjeçar. Ky i fundit u gjet në gjumë dhe i vetëm në varkë në orët e vona të natës tragjike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Naya Marie Rivera  ishte aktore, këngëtare dhe modele amerikane. Ajo filloi karrierën e saj si një aktore dhe modele që fëmijë. Pas një seri rolesh televizive të përsëritura dhe spote e ftuar, kur ishte adoleshente, Rivera mori rolin e saj të suksesshëm si Santana Lopez në serinë televizive “Fox Glee” në vitin(2009–2015). Për rolin, ajo mori nominime për çmime të shumta.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment