Politike

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Noterinë/ Berisha-Lleshaj debate për Kavajën

  • Berisha ‘përplaset’ me Lleshajn: Kriminel, puçist, s’i kam duart me gjak
  • Kryemadhi-ministres Gjonaj: Mos shantazho gjyqtarët dhe prokurorët, trego lidhjet e burrit tënd me Ervis Martinajn
  • Replikat/ Spiropali: Kam qenë ndër gjimnazistet më të mira. Kryemadhi: Borgjeze s’të bën paraja
  • Tensione e debate kanë shoqëruar sot seancën e gjatë plenare në Kuvend. Që prej orës 10:00 në Kuvend u mblodhën deputetët e opozitës dhe mazhorancës. Rrëzohet dekreti i Metës për Noterinë dhe kalon ai për Kadastrën. Ish-kryeministri Sali Berisha debatoi ashpër me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për përdhunimin e të miturës në Kavajë. Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se negociatat nuk do të hapen në qershor. Replika edhe për Kosovën.
    Featured image of article: Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Noterinë/ Berisha-Lleshaj debate për Kavajën Pamje nga senaca parlamentare e sotme
    Përditësuar:

    TIRANË- Në një seancë të nisur që prej orës 10:00, deputetët e mazhorancës kanë rrëzuar dekretin e Metës për “Noterinë”. Me 75 vota mazhoranca ka rrëzuar këtë dekret ndërsa ka miratuar atë për Kadastrën. Të dyja këto dekrete u sollën në Kuvend nga presidenti Ilir Meta për rishqyrtim, pasi sipas presidentit, neni 61 i ligjit për Noterinë nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Sipas Metës, nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve. 

    Ndërsa më datë 15 janar presidenti ktheu edhe ligjin për Kadastrën për rishqyrtim në Kuvend, pasi e konsideroi si të paplotë duke shpjeguar si sipas tij  disa nene të vecanta bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Shqipëri. Gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të PS-së, më 28 janar u vendos që të rrëzohet dekreti i Presidentit për Noterinë por të rishikohet ligji për Kadastrën. 

    Seanca nisi me diskutime dhe debate. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka thënë se negociatat nuk do të hapen në qershor dhe ka marrë për bazë intervistën e ministrit të Jashtëm gjerman i cili u shpreh sot se Shqipëria ka ende punë me Reformën Zgjedhore

    Gjithashtu Basha ka pasur edhe një debat me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me sigurinë në vend. (Lexo këtu)

    Më tej gjatë seancës, përdhunimi i të miturës në Kavajë u kthye në mollë sherri mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. (Lexo ketu)

    Ndryshe ka vepruar zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, i cili tha se zgjidhte që të distancohej nga të gjithë ata që fajësonin Policinë e Shtetit lidhur me ngjarjen. (Lexo këtu)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në fjalën e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn se ka shantazhuar prokurorët dhe gjyqtarët. Ministrja e Shtetit dhe Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka paralajmëruar sot opozitën në Kuvend se do të zbulohen me emër dhe mbiemër të gjithë “komentuesit” dhe portalet e paguara nga opozita. (Lexo ketu)

    Debate ka patur edhe për Kosovën në Kuvend. Balla është ndalur tek çështja e Kosovës dhe korrigjimit të kufijve me Serbinë. Balla iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tha se Berishës nuk i lejohej hyrja në Kosovë në fund të luftës. (Lexo ketu)

    Në vazhdën e kësaj çështjeje, ish-ministri i Jashtëm ka paralajmëruar maxhorancën që të mos e pranojë një skenar të tillë, sipas tij të urdhëruar nga ‘peshqit e mëdhenj’ të Beogradit pasi do të kishte pasoja tragjike në Ballkan. (Lexo këtu)

    Ndiqni edhe fotogalerinë me foto nga seanca e sotme:

    (k.m. f.g/dosja.al)

    Shto Koment