Politike

Dekreti i Metës për kthimin në Kuvend të Kodit Penal, Lleshaj: Ka një të mirë, na bën të diskutojmë dhe njëherë

Nga seanca plenare Lleshaj u shpreh se kthimi i dekretit nga Presidenti ka një të mirë, pasi këto ndryshime do të diskutohen sërish.

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot në lidhje me ndryshimet që po bëhen në Kodin Penal. Nga seanca plenare Lleshaj u shpreh se kthimi i dekretit nga Presidenti ka një të mirë, pasi këto ndryshime do të diskutohen sërish.

Ministri u shpreh më tej se këto ndryshime janë shumë jetike, pasi do të mbrohen më shumë policët, pasi rritet dënimi për këdo që prek ata gjatë punës së tyre.

Kthimi i dekretit për Kodin Penal e ka një të mirë se na bën të diskutojmë dhe njëherë për këto ndryshime shumë të rëndësishme. Në nuk do të lëjojmë më që policët e Shqipërsë të plagosen, të vriten të kanosen. Këto ndryshime janë për të rritur nivelin e dënimit për ata që dënmtojnë policët. Për të gjitha ata që vënë dorë mbi policët, nuk ka më gjobë, por arrin deri në 5 vite. Unë bësoj se më këto masa u japin më shumë siguri policëve”, u shpreh Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot në Kuvend po diskutohen ndryshimet në Kodin Penal. Maxhoranca ka bërë disa ndërhyrje në Kodin Penal ku rriten dënimet për të gjitha ta që prekin zyrtarët e shtetit dhe policët.

Seanca e sotme në Kuvend ka kaluar pa debate të nxehta. Deputetët kanë diskutuar për dekretet e Presidentit, të cilat janë rrëzuar me shumicë votash. Është miratuar sot ligji për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimet në Kodin Penal. Maxhoranca ka hedhur akuza kundër Metës, duke thënë se nuk ishte bazuar askund në kthimin e ligjeve. Opozita e re kërkoi diskutime për Reformën Zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment