Aktualitet

Deklaroi se nuk i kishte ardhur akoma radha, Skënder Brataj i pari që vaksinohet ditën e sotme! Manastirliu i rri ‘mbi kokë’

Mesa duket deklarata e tij nuk shkoi kot, pasi që në orët e para të mëngjesit shefi i urgjencës dhe stafi i tij u vaksinuan. E pranishme ishte dhe ministrja Ogerta Manastirliu e cila po 'mbikqyrte' të gjithë procesin.
Featured image of article: Deklaroi se nuk i kishte ardhur akoma radha, Skënder Brataj i pari që vaksinohet ditën e sotme! Manastirliu i rri ‘mbi kokë’ Skender Brataj

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka qënë një ndër bluzat e bardha që ka kryer vaksinimin ditën e sotme me vaksinën ‘Pfizer’. Procesi u krye në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ ndërsa momenti u transmetua në profilin e Instagramit të vetë ministres Manastirliu. Kjo erdhi vetëm pak orë pasi ai bëri deklaratën se radha nuk i kishte ardhur.

Unë se kam bërë se nuk i ka ardhur radha emrit tim.’- tha mbrëmjen e djeshme mjeku në emisionin ‘Open’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket deklarata e tij nuk shkoi kot, pasi që në orët e para të mëngjesit shefi i urgjencës dhe stafi i tij u vaksinuan. E pranishme ishte dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila po ‘mbikqyrte’ të gjithë procesin.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment