Bota

Deklaroi se Anglia është nxituar shumë me aprovimin e vaksinës anti-Covid, Fauçi kërkon ndjesë publike: Ka qenë vërtet një keqkuptim i madh

Në një video ajo ka thënë se fjalët e tij janë keqkuptuar dhe se për këtë gjë ai kërkon falje.
Featured image of article: Deklaroi se Anglia është nxituar shumë me aprovimin e vaksinës anti-Covid, Fauçi kërkon ndjesë publike: Ka qenë vërtet një keqkuptim i madh Anthony Fauci

SHBA-Epidemiologu amerikan Anthony Fauçi, ka kërkuar ndjesë publike për deklaratën që bëri ditën e djeshme në lidhje me aprovimin e vaksinës anti-Covid aplikim emergjent në Angli. Në një video ajo ka thënë se fjalët e tij janë keqkuptuar dhe se për këtë gjë ai kërkon falje. Më tej ai është shprehur se e respekton shumë vendimin e Agjencisë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore(MHRA) dhe se ka shumë besim e vendimi i saj.

“Ka qenë vërtet një keqkuptim i madh dhe për këtë un kërkoj ndjesë. Unë kam shumë besim në Agjencinë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) dhe kushdo që më njeh mua e di se nuk e respektoj shumë atë. Ajo çfarë unë doja të thosha nuk është se kisha besim te MHRA por u keqkuptua,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fauçi ditën e djeshme tha se Britania është nxituar në lidhje me aprovimin e vaksinës anti-Covid. Ai gjithashtu u shpreh se nëse nuk merren masat e duhura për vaksinën atëherë njerëzit nuk do të pranojnë të vaksinohen.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment