Sport

Deklaratat pas ndeshjes, si e komentuan Gjici dhe Halili sfidën Kukësi-Tirana

"Fitoret kanë sens, kur ke një ekip cilësor. U tha që Egbo nuk donte të qëndronte, por shiheni tani. Unë bëj ndërhyrje, por me karar"
Featured image of article: Deklaratat pas ndeshjes, si e komentuan Gjici dhe Halili sfidën Kukësi-Tirana Presidenti i Tiranës, Refik Halili

Safet Gjici dhe Refik Halili komentuan ndeshjen e sotme në “Air Albania”, Kukësi-Tirana, fituar 2-1 nga kryeqytetasit. Pritej që numri 1 i klubit verilindor të merrej sidomos me kartonin e kuq nga Olsi Teqja pesë minuta para fundit të takimit dhe kështu ndodhi. Sipas tij, ishte një episod që ndikoi në rezultatin e lojës.

“Ne nuk e nisëm mirë, por me kalimin e minutave u përmirësuam. Dihet se kur nuk shënon, pëson. Rasti i kartonit të kuq i ndryshoi gjërat, sepse do të flisnim ndryshe”, deklaroi Gjici në Supersport.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas foli edhe presidenti Halili, i cili befasoi disi duke pranuar se ai i bën ca ndërhyrje, por me masë. “Fitoret kanë sens, kur ke një ekip cilësor. U tha që Egbo nuk donte të qëndronte, por shiheni tani. Unë bëj ndërhyrje, por me karar. Në fund, stafi vendos”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment