Rajoni

Deklaratat e Zeman, Kosova bojkoton samitin e Pragës, Haradinaj anulon vizitën

  • “S’më pëlqen Kosova”, presidenti çek kënaq egon e Vuçiç: Faleminderit shumë
  • Ishte agjencia çeke e lajmeve CTK, e cila theksoi se kanë qenë deklaratat e Zeman, cili gjatë vizitës në Beograd u shpreh se 'nuk e donte Kosovën', arsyeja që ka bërë që Kosova ta bojkotojë këtë Samit.
    Featured image of article: Deklaratat e Zeman, Kosova bojkoton samitin e Pragës, Haradinaj anulon vizitën

    KOSOVË– Kosova ka vendosur të bojkotojë samtin e Pragës për shkak të deklaratës së Presidentit të Çekisë, Milosh Zeman. Në mënyrë zyrtare, Prishtina nuk ka pranuar të marrë pjesë në samitin e kryeministrave të Grupit Vishegrad dhe Ballkanit Perëndimor në Pragë, duke anuluar takimin e kryeministrit në largim Ramush Haradinajt.

    Ishte agjencia çeke e lajmeve CTK, e cila theksoi se kanë qenë deklaratat e Zeman, cili gjatë vizitës në Beograd u shpreh se ‘nuk e donte Kosovën’, arsyeja që ka bërë që Kosova ta bojkotojë këtë Samit.

    Deri më tani në samitin e Pragës nuk ka asnjë të ftuar të konfirmuar nga Kosova.

    Republika Çeke është në mesin e mbi 100 vendeve që e kanë njohur Kosovën, por deklaratat e kreut të shtetit mesa duket po e cënojnë këtë marrëdhënie.

    Kryetari i Senatit të Parlamentit çek Jaroslav Kubera tha për të përditshmen Front Young se Zeman përmendi tërheqjen e njohjes së Kosovës vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

    “Ai tha se kjo iu pëlqen serbëve. Asgjë nuk buron nga kjo. Ai nuk ka fuqi ligjore ta ndryshojë atë. Presidenti mund të flasë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë asgjë. Do të ketë përsëri debat për asgjë,” tha Kuber.

    Paraditen e sotme Presidenti çek Milos Zeman ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Kreu i shtetit çek i tha Vuçiç në Aeroportin e Beogradit se “më pëlqen Serbia dhe populli serb“, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment