Sport

Deklaratat e forta të Safet Gjicit për Nexhipin: Ai erdhi me 0 eksperiencë, mua më lusin të qëndrojnë

Për këtë çështje dhe shumë të tjera, presidenti i Kukësit Safet Gjici, i ftuar në emisionin “Fax Sport” deklaroi
Featured image of article: Deklaratat e forta të Safet Gjicit për Nexhipin: Ai erdhi me 0 eksperiencë, mua më lusin të qëndrojnë Safet Gjici

TIRANË– Kategoria Superiore akoma nuk ka nisur. Ishte parashikuar të niste në 12 Shtator, por kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Liga Profesioniste dhe presidentët e skuadrave vendosën për bojkot dhe kërkuan nga Qeveria plotësimin e 4 pikave. Për këtë çështje dhe shumë të tjera, presidenti i Kukësit Safet Gjici, i ftuar në emisionin “Fax Sport” deklaroi:

Çështja e largimit të drejtorit sportiv Nexhipi gjatë verës- Nuk është e vërtetë që ka kërkuar të largohet. Tek klubi jonë drejtori nuk ka dhënë dorëheqjen asnjëherë, por ata më luten të qëndrojnë pasi ne jemi klub korrekt. Nexhipi tek ne erdhi me eksperiencë 0 si drejtor dhe prej dy vitesh ka fituar mjaft eksperiencë. Por nëse do të kërkonte të largohej ne nuk do të bënim grevë për largimin e tij

Rifillimi i Kampionatit- Presidenti Duka zhvilloi një takim ditën e sotme me kryeministrin Rama dhe mendoj se ky takim i ka dhënë një zgjidhje situatës. Unë kam bindje që shumë shpejt do të fillojë Kategoria Superiore. Kemi qënë që në fillim për mos bojkotim të kampionatit, edhe pse kërkesat tona janë të drejta. Kërkesat e Ligës janë madhore e sidomos Ligji i Sponsorizimit pasi në këtë pikë është problemi më i madh. Besoj se do të ketë negociata dhe me takimin e sotëm ka filluar zgjidhja pasi detajet teknike do të bëhen gjatë ditëve në vazhdim”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket përplasjes me Koço Kokëdhimën, Gjici ka prenduar se ai nuk ka bërë investime të mëdha në Ligën Shqiptare.

“Nuk merrem me Kokëdhimen pasi nuk ka ardhur akoma në Superligë. Ai si futet ashtu dhe del, dhe nuk ka bërë investime të mëdha. Ai mori përsipër diçka që nuk ia kishte autorizuar asnjë nga Liga dhe bënte shantazh për një bojkot të gjatë”.

Xh.Z (Dosja.al)

Shto Koment