Politike

“Nuk prodhojnë energji”/ Rama fut Shkullakun mes tij dhe Bashës për debatin e inceneratorëve: Analisti që ishte në krye të luftës ka folur për impaktin e madh të të përpunimit të mbetjeve, shikoni ‘filmin’ që ka bërë. Përgjigjet analisti

VIDEO
Këtë herë, kryeministri ka sjellë një pjesë të debatit të para dy netëve që u zhvillua mes tij dhe analistit Armand Shkullaku, në studion e "Opinion". Sipas Ramës, Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta, dhe që arriti që brenda disa minutave të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji.
Featured image of article: “Nuk prodhojnë energji”/ Rama fut Shkullakun mes tij dhe Bashës për debatin e inceneratorëve: Analisti që ishte në krye të luftës ka folur për impaktin e madh të të përpunimit të mbetjeve, shikoni ‘filmin’ që ka bërë. Përgjigjet analisti Edi Rama, Armand Shkullaku dhe Lulzim Basha
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vijuar debatin për inceneratorët me kryedemokratin Lulzim Basha. Pasi ky i fundit, në një dalje për gazetarët, e quajti kryeministrin një “gjobëvënës”, dhe garantoi të gjithë shqiptarët se për “aferën e inceneratorëve“, qeveritarët nuk do të shpëtojnë nga ndëshkimi, Rama ka publikuar një video.

Këtë herë, kryeministri ka sjellë një pjesë të debatit të para dy netëve që u zhvillua mes tij dhe analistit Armand Shkullaku, në studion e “Opinion”. Sipas Ramës, Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta, dhe që arriti që brenda disa minutave të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji. Kryeministri shton se pasi Shkullaku sipas tij, u përball me faturat që tregonin të kundërtën, nuk kishte ç’të bënte, veçse të pranonte se po gënjente dhe ndoshta, sipas Ramës, nga padija. Kryeministri ka sjellë dhe një material të publikuar nga vetë Shkullaku, kohë më parë për inceneratorët, ku dëgjohet që ai flet për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit

 “SHKULLAKU LULËZIMI PLEHRAT OPINIONI Parmbrëmë tek Fevziu Armand Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta (që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha), për t’i bërë jehonë sulmit sharjeshpifës të Lulëzimit mbi impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan e Fier ose siç i quan Luli, me atë fodullëkun përbuzës të gjumashit kur bën sikur s’ka gjumë, “inceneratorët”. Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji! Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë! Nuk e di nëse filmi në fjalë është bërë dhe shfaqur kundrejt pagesës apo ka qenë thjesht entuziazmi për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit, por materiali të cilin mund ta gjeni të plotë në youtube  youtu.be/_nk9-3Av39Y duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC Neës edhe në TV KLAN! Kush do të mësojë ca më shumë se ç’i panë sytë e ç’i dëgjuan veshët tek Fevziu gjatë atij debati haluçinant, le të ndjekë 4 minutat bashkëngjitur…,”- shkruan Rama krah videos. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si nisi debati për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bashakuzoi disa ditë më parë kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(f.m/dosja.al)

  • 11:50

    Shkullaku i përgjigjet Ramës: Po të bëri punë videomontazhi në SPAK, ta kam fal

    Armand Shkullaku

    Analisti Armand Shkullaku, iu është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit montoi një kronikë me zërin e tij si përgjigje ndaj analistit për inceneratorin e Elbasanit.

    Shkullaku shkruan se nëse kjo video i ka bërë punë për në SPAK ia ka falur.

    Postimi i Armand Shkullakut:

    Per videoklipin e Edi Rames qe ma kishte kushtuar me zerin e tij: Po te beri pune kjo video e ky montazh per ne SPAK, ta kam fal’.

Shto Koment