Politike

Deklarata e Thaçit pas intervistimit në Hagë, Rama publikon foton e Presidentit me flamurin e UÇK-së në duar: Askush s’e rishkruan historinë e lirisë tonë

FOTO
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar një foto të vetë Thaçit, i cili shihet me flamurin e "UÇK-së në duar.
Featured image of article: Deklarata e Thaçit pas intervistimit në Hagë, Rama publikon foton e Presidentit me flamurin e UÇK-së në duar: Askush s’e rishkruan historinë e lirisë tonë Edi Rama dhe Hashim Thaçi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar sërish mbështetjen nga Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, pas deklaratës që dha ky i fundit, një ditë pas 30 orësh oërballje me Prokurorinë Speciale.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar një foto të vetë Thaçit, i cili shihet me flamurin e “UÇK-së në duar.

Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirsë tonë,”- shkruhet mbi foto, fjalë me të cilat, Rama i tregon mbështetjen e tij Presidentit të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasditen e sotme, Presidenti Hashim Thaçi u përul para popullit të Kosovës, për mbështetjen që ky i fundit ka treguar gjithë kohës që ai ka qenë duke u intervistuar në Hagë. Thaçi garantoi se Kosova është mbi çdo dallim partiak dhe se ai do të dalë i pastër si loti nga akuzat që i kanë ngarkuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment