Aktualitet

Deklarata e Sorecës për Teatrin, shpërthen Andi Bejtja: Kur shefi i BE në Tiranë flet si kryetari Shoqatës së Ndërtuesve

Bejtja ka reaguar ashpër duke thënë se Soreca sot ka folur si kreu i Shoqatës së Ndërtuesve dhe jo si ambasador.
Featured image of article: Deklarata e Sorecës për Teatrin, shpërthen Andi Bejtja: Kur shefi i BE në Tiranë flet si kryetari Shoqatës së Ndërtuesve Luigi Soreca dhe Andi Bejtja

TIRANË- Gazetari Andi Bejtja ka reaguar aps deklaratave të ambasadorit të BE në Tiranë në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Bejtja ka reaguar ashpër duke thënë se Soreca sot ka folur si kreu i Shoqatës së Ndërtuesve dhe jo si ambasador.

Kur degjon fjalen Europe apo BE, nuk te vjen ndermend as ekonomia, as ushtria, por kultura, trashegimia, historia…Sot Shefi BE ne Tirane, kur u ngaterrua me temen e shembjes Teatrit, nuk foli as me pak e as me shume po si Kryetar i Shoqates se Ndertuesve; harroi qe 9 pika oponence ( shkelje juridike) te Institucionit te Presidences kane mbetur pa pergjigje, qe ceshtja eshte depozituar ne Gjykate Kushtetuese, etj etj etj shkelje qe jane evidentuar dhe nuk jane kundershtuar, etj, etj etj. Ky vetem ze i BE-se nuk mund te jete…

Dy fjale dhe per ju qe shqetesoheni nga fjala politizim: cdo tentative grabitje duke anashkaluar cdo ligj madje duke u votuar dhe ne parlament nuk ka si te mos jete dhe politike….Ndaj mos e akuzoni Soreken per kete, po per faktin qe ne vend te fliste si perfaqesues i BE-se, foli si perfaqesues i Shoqates se Ndertuesve… Gjithsesi ta mendosh nje perfaqesues i BE-se qe fiton duartrokitjet e  oligarkeve ndertues dhe mer vershellimat e artisteve. E trishte“, shkruan gazetari.

Ambasadori Soreca gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në selinë e ambasadës së BE në Shqipëri ka folur për çështjen e Teatrit. Pas kësaj deklarate të shumta kanë qenë reagimet dhe sulmet ndaj tij. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një deklaratë u shpreh se deklaratat e diplomatit ishin të panevojshme dhe të njëanshme.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët. Artistët kanë nisur Festivalit për Ruajtjen e Teatrit, ku do të vendosen shfaqe të ndryshme. Michelle Placido i njohur si Komisar Katani do të jetë një nga aktorët që do performojë në TK.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment