Rajoni

Deklarata e Amerikës për territoret/ Mustafa thumbon Kurtin: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje

Mustafa ka deklaruar se deklarata e SHBA-së është8 prova më e mirë që dëshmon se Kurti iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë.
Featured image of article: Deklarata e Amerikës për territoret/ Mustafa thumbon Kurtin: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje Isa Mustafa

Kosovë- Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Mustafa shprehet se deklarata e SHBA-së është prova më e mirë që dëshmon se Albin Kurti iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, shprehet Mustafa në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, SHBA deklaroi se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Disa ditë më parë, Kuvendi i Kosovës rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua 51 ditë pas mandatimitKuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment