Politike

Deklarata e Ramës ndaj LSI-së, reagon ASHPËR Kryemadhi: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave

Kryemadhi i kërkon kreut të qeverisë që të bëjë durim deri nesër, pasi do të çmontojë abuzimin me paratë të PS-së për blerjen e votave.
Featured image of article: Deklarata e Ramës ndaj LSI-së, reagon ASHPËR Kryemadhi: Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme se marrëveshja PD-LSI ka si qëllim të lidhë Lulin ose të shpërbëjnë reformën në Drejtësi. Rama tha ndër të tjera se as fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i kryetares së LSI-së.

Kryemadhi i kërkon kreut të qeverisë që të bëjë durim deri nesër, pasi do të çmontojë abuzimin me paratë të PS-së për blerjen e votave.

Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!’- shkruan ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konferenca e fundit/ Rama: Ilir Meta do të shkatërrojë Reformën në Drejtësi, Lulin e kanë lidhur me zinxhir, pakti PD-LSI, pjesë e planit! Shqipëria ka gati pasaportën e vaksinimit, Brukseli, i kënaqur me ne

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment