Politike

Deklarata e Lames, përgjigjet PD, Çupi: Vodhët pronat, po bëni propagandë me punësimet e profesionistëve

  • Punësimet/ Artan Lame ‘shpërthen’ ndaj të gjithëve: O Kadastrën, o qokat! Mos më ndërhyni, duam profesionistë
  • Çupi shprehet se në këto 6 vite është bërë me te njëjtat ritme gllabërimi i pronës publike dhe  private nga kjo qeveri. 
    Featured image of article: Deklarata e Lames, përgjigjet PD, Çupi: Vodhët pronat, po bëni propagandë me punësimet e profesionistëve Artan Lame dhe Dhurata Çupi

    TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas deklaratës së Artan Lames mbi punësimet në zyrat e Kadastrës.

    Në një postim në Facebook, Çupi shprehet se në këto 6 vite është bërë me te njëjtat ritme gllabërimi i pronës publike dhe private në drejtimin e kësaj qeverie.

    “Pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë. Kjo qeveri ka  6 vite që nuk  trajton  asnjë pronë të  ish pronarëve”.

    Postimi i plotë i Dhurata Çupit: 

    Disfatë e plotë trajtimi i pronës në Shqipëri dhe propaganda Rama -Lame në  media

    Pas 6 vitesh drejtim ku me të njëjtin nxitim e gllabërim ndaj pronës publike e kane trajtuar edhe pronën private të qytetarit, sot ju thotë atyre se na duhen tani dhe në vazhdim specialistë të aftë.

    Kjo qeveri ka  6 vite që nuk  trajton  asnjë pronë të  ish pronarëve.

    Nuk mundet sot te permendet  1 metër katror e trajtuar apo kaluar me te drejtë pronarëve nga agjencia qeveritare

    Nga ana tjeter kemi sjelljen më të shëmtuar dhe jo profesionale me pronen publike.

    Ne vitin 2013 kjo qeveri gjeti te gatshëm në masën 90% inventarin e cdo  prone publike, të institucioneve qëndrore apo të njësive të qeverisjes vendore.

    Nga ana tjeter këto  prona kishin referencat ne rregjistrat kadastrale në përqindje të  madhe të tyre

    Kishte një reformë  të plotë pronat-  pyje e kullota.

    Në 2013 ne lamë një inventar të plotë të pyjeve  e kullotave , dhe vetëm kërkoheshin disa saktësime  në hartë për   të  përcaktuar juridiksionet territoriale, kryesisht mes njësive.

    Sot, pas 6 viteve, askush nuk din të thotë se  ku janë këto  inventare dhe përse nuk azhornohen.

    Legalizimet jane një tjetër cështje, që përpos disa daljeve mediatike, ku propaganda zë hapësirën  kryesore, rezulton që qytetarët  vazhdojnë mos të marrin  pronesitë e tyre për shtëpitë që ndërtuan me djersën e tyre.

    Për këtë cështje , në  vitin  2013 gjeten te plotë kuadrin ligjor dhe rruga ishte e shtruar me të gjithë  infrastrukturën e  nevojshme dhe pritej vetëm shpërndarja  e certifikatave të pronësisë,  dhe as kjo  natyrisht nuk u krye nga kjo qeveri.

    E thënë shkurt:  Prona  në Shqipëri është  vjedhur dhe abuzuar , është  shitur e blerë sipas projekteve personale të këtyre qeveritareve. Shembulli i ketyre 6 viteve të fundit nxjerr një leksion të mirë për ju: mos dilni  më në media dhe mos bëni më propagandë, është koha të ikni e të qërroheni nga aty ku keni bërë batërdinë ndaj pasurise se shqiptarëve.

    Dëmin  që i keni  bërë vendit  me trajtimin  e pronës publike dhe private vitet e fundit eshte më i rëndi ne 30 vite dhe pasojat do ti vuajnë shqiptarët.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment