LIVE UPDATES
Bota

PËRPLASJA Kurti-Grenell/ Kongresmeni amerikan Engel: Jam i shqetësuar nga taktika që po përdor administrata Trump mbi Prisht

28 Mars 2020, 11:42 Nga DOSJA
PËRPLASJA Kurti-Grenell/ Kongresmeni amerikan Engel: Jam i shqetësuar

Uashington – Të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte një nënvlerësim për thellësinë e lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik gjenocidal të Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. Unë e kam vizituar Kosovën shumë herë dhe besimplotë mund të them se Amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë sesa atje.- tha ai.

“Unë kam qenë gjithnjë krenar që jam partner i qeverive së Kosovës të udhëhequr prej disa partive politike. Unë nuk marr anën e askujt se kush duhet ta drejtojë Kosovën. Ky është një vendim për popullin e Kosovës. Unë gjithmonë do të punoj me këdo që ata zgjedhin.

“Kjo është arsyeja pse unë jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e duarve të rënda që administrata Trump po përdor me Prishtinën. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë iu drejtua ndëshkimeve ekonomike vetëm disa javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re të përballej me një gjendje pandemie, të plotësonte agjencitë e saj dhe të rregullonte procedurat e brendshme, SH.B.A.-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë.

“Ka arsye të vërteta që Kosova të heqë tarifat, kryesisht se ata po dëmtojnë Kosovën më shumë sesa shërbejnë si një mjet për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Megjithatë, tarifat janë një mjet i ligjshëm i një kombi sovran. Si të tilla, ato janë imponuar në të gjithë botën nga Presidenti Trump kundër miqve dhe armiqve, pa dallim, për arsye ekonomike dhe politike.

“Në vend që të përdorin taktika mbivendosëse me një mik i cili varet në mbështetjen tonë, Shtetet e Bashkuara duhet të kishin punuar me durim me qeverinë e Kosovës, e cila tani po largohet – ashtu siç kërkonte të punonte me qeverinë e mëparshme të Kosovës – për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe një paqe të qëndrueshme. Ti tregosh forcën një demokracie të vogël është akti i një bullisti, jo i një partneri të matur. Megjithatë, unë do të vazhdoj të punoj me çfarëdo qeverie që zgjedh populli i Kosovës tani dhe në të ardhmen.

“Për më tepër, presioni që i është imponuar Prishtinës për heqjen e tarifave është i pabalancuar. Diplomatët serbë po kalojnë vend pas vendi në mbarë globin duke u bërë presione për ta kthyer njohjen që u kanë bërë Kosovës, dhe Serbia po thellon marrëdhëniet me Moskën dhe po blen sasi të konsiderueshme të armëve ruse. Në fakt, nën Ligjin e Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Ne as i kemi vënë ato sanksione dhe as nuk kemi shpenzuar energji ndaj Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj ndaj vendeve të tjera për ta cbërë njohjen e Kosovës.

“Ka diçka të gabuar me politikën e SHBA dhe ne duhet ta korrigjojmë atë. Ne duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Ne duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët teksa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, ne duhet ta bëjmë këtë.

“Për më tepër, SH.B.A. duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të drejtuar nga të dhënat dhe në një marrëveshje të dakorduar reciprokisht midis SH.B.A.-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si një topuz për veprime që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj e shndërrojnë agjencinë në një mjet tjetër presioni për shkëmbime – në pikërisht atë që nuk synonte të ishte.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni eliot l. engel kosove shba eliot l. engel kosove shba

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën