Politike

Gjiknuri pas takimit me opozitën: Reforma do të miratohet me konsensus, do të punojmë me ndërkombëtarët (VD)

Më tej, u shpreh se objekt i punës është dhe ndryshimi i sistemit, por përjashtoi ndërkombëtarët për këtë pjesë.  
Featured image of article: Gjiknuri pas takimit me opozitën: Reforma do të miratohet me konsensus, do të punojmë me ndërkombëtarët (VD) Damian Gjiknuri

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit me opozitën në tryezën e opozitës. Në fjalën e tij Gjiknuri, u shpreh se tashmë kemi një konsensus dhe reforma do të vijojë të punohet me ndërkombëtarët. Më tej u shpreh se objekt i punës është dhe ndryshimi i sistemit, por përjashtoi ndërkombëtarët për këtë pjesë.  

Kemi një marrëveshje që opozita të përfshihet në dialog dhe të kemi një konsensus. Do punojmë dhe me ndërkombëtarët. Me pak fjalë është ajo që kemi nisur në komision dhe  të flasim dhe me opozitën.

 


Sistemi është  objekt i punës tonë, do një dakordësi dhe nuk lidhet nga rekomandimet ODIHR, çështjet që kërkojmë në ekpsertizë kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve. Opozita e ka pasur gjithmonë vendin, ka qenë vullneti i mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën duke ruajtur ligjin dhe regulloren e Kuvendit”- tha Gjiknuri.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Shto Koment