Politike

Deklarata e fortë e Nard Ndokës: Meta po konsultohet për shpërndarjen e Parlamentit

Nard Ndoka ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Sipas tij, Presidenti po konsultohet për shpërndarjen e Parlamentit.
Featured image of article: Deklarata e fortë e Nard Ndokës: Meta po konsultohet për shpërndarjen e Parlamentit Presidenti Ilir Meta dhe ish-deputeti Nard Ndoka

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratistiane, Nard Ndoka, ka folur ditën e sotme mbi situatën politike në të cilën ndodhet vendi dhe hapat e opozitës në përballjen e saj me qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama.

Sipas kreut të PDK-së, njëherësh aleat i Partiaë Demokratike, opozita do të përdorë edhe KZAZ-stë për të bllokuar zgjedhjet e qershorit, të cilat Basha një ditë më parë i quajti si tentativë për grusht shteti.

Ndoka tha se do të kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare si dhe shtyrje të atyre lokale. Më tej si shprehet se Presidenti Meta po konsultohet edhe mbi mundësinë e shpërndarjes së parlamentit si dhe shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. Aleati i Bashës tha se Rama po mbahet varur nga oligarkët.

Duke u ndalur tek protesta e paralajmëruar për t’u mbajtur më 25 maj, tha: “Nuk është deklaruar gjë në aspektin e rrëzimit fizik të Ramës. Vetë protesta, pjesëmarrja qytetare e lartë tregon shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama e kupton që një masë e madhe e qytetarëve janë kundër tij. Ai është peng i oligarkëve. Në ktë sens presioni i tij është prej oligarkëve. Unaza e Re është gropë korruptive shumë e madhe. Është kulla që do ndërtohet në Tiranë.

Shembja e stadiumit, ndarja e madhe, shumë afera që ë shoqërojnë. Ky është peng i oligarkëve. Zgjedhjet s’janë fund i botës. Ne themi largohu nga posti hapi rrugë zgjedhjeve.”

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment