Politike

Deklarata e fortë e Kim për Reformën në Drejtësi, Xhafaj i del në krah: Liderët të sigurojnë të ardhmen e Shqipërisë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj ka treguar mbështetjen e tij ndaj shkrimit të KIM e cila u bënte thirrje liderëve që të siguronin një Gjykatë Kushtetuese funksionale për Shqipërinë.
Featured image of article: Deklarata e fortë e Kim për Reformën në Drejtësi, Xhafaj i del në krah: Liderët të sigurojnë të ardhmen e Shqipërisë Fatmir Xhafaj

TIRANË– Fatmir Xhafaj, deputeti i Partisë Socialiste ka dalë hapur pro deklaratës së fortë që bëri ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj ka treguar mbështetjen e tij ndaj shkrimit të KIM e cila u bënte thirrje liderëve që të siguronin një Gjykatë Kushtetuese funksionale për Shqipërinë.

Xhafaj, Kryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, e ka ripostuar këtë shkrim, duke e mbështetur plotësisht në atë çfarë thotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Xhafajt

Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha mendmin e saj në lidhje me Opinion e publikuar nga Komisioni i Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Kim theksoi se është në një mendja me ‘Venecian’ dhe se liderët duhet t;u japing shqiptarëve gjykata funksionale dhe një Reformë në Drejtësi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment