
KOSOVË– Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka dhënë një deklaratë të fortë kundrejt kryeministrit Edi Rama. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pressing” në T7 ai tha se Rama, i ka prirë procesit të ndarjes së Kosovës gjatë dialogut Kosovë-Serb, e se duhet t’i kërkojë falje lidershipit kosovar.
“Në çështjen e dialogut pati synim të copëtohej Kosova. Ai (Rama) i ka prirë atij procesi dhe e keqja e këtyre marrëdhënieve është nisur nga z. Rama. Kjo për shkak se s’e ka fshehur ai. Këtë gjë nuk e kanë bërë as në kohën e komunizmit”, – është shprehur Hasani.
Ndër të tjera, ai tha se Hasani tha se Rama i ka ofenduar liderët e Kosovës.
“Rama shkoi aq larg sa që i ofendonte liderët e Kosovës. Unë mendoj se z. Rama ia ka borxh kërkim faljen lidershipit tonë. Pastaj pas zgjedhjeve të normalizohen marrëdhëniet”, – shtoi Hasani.
(a.b)/dosja.al