
PRISHTINË– Gazetari Valon Syla ka dhënë një lajm të bujshëm, duke pretenduar se ish-presidentit Hashi Thaçi do të rikthehet në Kosovë brenda muajit prill.
I ftuar në emisionin “Pressing në T7”, Syla këmbënguli se ka informacione të sigurta nga Gjykata Speciale por nuk ka dhënë arsyen përse. Ndërkohë që më tej, e ka cilësuar Thaçin si një nga dy figurat që do të futen në historinë e vendit.
“Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prill. Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova,”- ka shtuar ai.
Hashim Thaçi bashkë më tre ish-udhëheqës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi ndodhen në Gjykatën e Hagës. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.
Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Ndërkohë deri më tani janë mbajtur dy seanca, ku të katërt janë deklaruar të pafajshëm për akuzat. Sakaq, seanca e radhës pritet të mbahet më 17 dhjetor.
(k.m/dosja.al)