Aktualitet

Deklarata e epidemiologut Alimehmeti: COVID-19 nuk do zhduket, duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të

Alimehmeti u shpreh se edhe për gripin ka vaksinë, por sërish virusi nuk është zhdukur asnjëherë.
Featured image of article: Deklarata e epidemiologut Alimehmeti: COVID-19 nuk do zhduket, duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të Ilir Alimehmeti, epidemiolog

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti është shprehur se COVID-19 nuk do të zhduket në verë, por duhet të mësohen të gjithë të bashkëjetojnë me të. Në një intervistë për A2 CNN, Alimehmeti u shpreh se edhe për gripin ka vaksinë, por sërish virusi nuk është zhdukur asnjëherë.

Virusi do të jetë gjithmonë me njerëzit dhe fazat e verës do të jenë më të lehta. Ky virus do të qëndrojë me ne, ai nuk zhduket nga rruzulli tokësor. Bashkëjetesa është si me çdo lloj bakteri dhe virusi tjetër. Ka shumë grupe që po tentojnë të prodhojnë vaksinë, por kjo do kohë. Edhe për gripin ka një vaksinë, por virusi është aty. Së dyti, është imuniteti personal. Sa do të zgjasë ky imunitet do të studiohet në kohë. Më pas, është imuniteti i popullatës, i cili funksionon pasi ky virus të ketë kaluar te rreth 60 përqind e popullatës. Suedia po ndjek strategjinë më direkte, po ashtu edhe Danimarka ka deklaruar hapjen e shkollave. Po tentohet të arrihet përqindja me shtresat më pak të rrezikuara”, u shpreh ai.

Më tej epidemiologu u shpreh se për sa i përket përhapjes në vendin tonë, ai theksoi se ekziston mundësia që shifrat të jenë edhe më të larta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shifrat janë të qarta dhe rastet ditore variojnë në një linjë të rrafshët, jo një kurbë. Kemi një rënie të rasteve aktive, por ka një rënie të rasteve aktive reale. Megjithatë, nuk ka asnjë lloj çudie që edhe në Shqipëri të ketë më shumë të infektuar, ashtu siç janë shprehur epidemiologët edhe në Lombardi. Rastet që po shërohen janë më shumë se rastet e reja dhe kjo është një trajektore shumë e lehtë, në favor të faktit ku rastet aktive janë më pak. Deri tani janë testuar 0,18 përqind e popullatës. Kjo nuk është një shifër që ne e dimë kuadrin e të infektuarve në nivel kombëtar”, tha epidemiologu.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment