Politike

‘Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë, lekë!’/ Rama paralajmëron shqiptarët: Unë premtoj punë, nëse votoni PD do ngeleni me dy gishta në sy

VIDEO
  • Rama “hap zemrën”: Një gjë e kam themelin e krenarisë time…
  • FT: Mira Rakacolli në takimin e Ramës në Tiranë, s'e heq për asnjë moment shikimin
  • Edi Rama është shprehur se kundërshtari i tij premton se do të shpërndajë para, ndërsa ai se do të hapë vende pune.
    Featured image of article: ‘Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë, lekë!’/ Rama paralajmëron shqiptarët: Unë premtoj punë, nëse votoni PD do ngeleni me dy gishta në sy Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë nr. 1 në Tiranë, të cilëve iu ka bërë krahasimin me kryedemokratin Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se kundërshtari i tij premton se do të shpërndajë para, ndërsa ai se do të hapë vende pune. Duke u kërkuar kështu shqiptarëve të bëjnë kujdes me zgjedhjen e tyre.


    Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë, lekë. Të gjithëve u premton lekë. Me makina, me bori, me flamuj. Ndërsa unë them; punë, punë, punë! Nuk është e vështirë për të gjithë nga ata që nuk kanë qenë të vegjël për ta kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr, me makina e bori që e prisnin. Premtonte lekë, dhe thoshte më jepni 1 t’ju jap 2. Kush premton punë, iu jep pas dy gishta në bebet e syrit. Kur ke një punë vijnë edhe lekët. Shqiptarët kanë gabuar kur janë ndjerë të lodhur e të raskapitur. Që nga Haxhi Qamili, deri tek Sali Berisha, deri tek Xhaferri. Ai ka qenë momenti kur karakteri ynë nuk ka qenë aty. Na duhet forca e karakterit. E atij që ne ia tregojmë të huajve; shqiptarët kështu e ashtu,”-tha Rama.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë që gjatë paradites, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi takime në Përrenjas dhe Librazhd, ku edhe kërkoi mandatin e tretë, ndërsa nuk ngurroi që të sulmonte opozitën.

    (k.m./dosja.al)

    Një Koment në “‘Dëgjojeni ça thotë sot; lekë, lekë, lekë!’/ Rama paralajmëron shqiptarët: Unë premtoj punë, nëse votoni PD do ngeleni me dy gishta në sy

    1. Pun …?? Ku ?? Aaaa gjermani itali ne fund te botes po vetem ketu jo ….aaaaa ktu po nuk ishe me rilindjen sgjen dot pune oooooo🍆🍆🍆 ik o debil zhduku se do ta beje populli me keq se causeshku …ti ne fakt do gje tjeter po ja leme me mire popullit ne dor cdo bej me ty o mbetje synetlliku .,.

    Shto Koment