AktualitetPolitike

Defender Europe 2021/ Pas blinderave amerikanë, në Shqipëri vjen Gjenerali i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën

VIDEO
Peleshi gjatë takimit me Cavoli, e njohu atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e stërvitjeje më të madhe të përbashkët.
Featured image of article: Defender Europe 2021/ Pas blinderave amerikanë, në Shqipëri vjen Gjenerali i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën Niko Peleshi dhe Christopher Cavoli

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka pritur në një takim Komandantin e Ushtrisë Amerikane në Europë dhe Afrikë, Christopher Cavoli, në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”. Takimi i Peleshi me Cavolin ka ardhur pas zbarkimit në portin e Durrësit qindra mjete të ushtrisë amerikane, për stërvitjen më të madhe të përbashkët. Gjatë takimit me Cavoli, Peleshi e njohu atë me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e stërvitjeje më të madhe të përbashkët. Ministri u shpreh se kjo stërvitje do të shërbejë si një gur themeli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Gjithashtu, Peleshi konfirmoi gatishmërinë e palës shqiptare për të mirëpritur serinë e Defender-it ’23 dhe ‘25 në të ardhmen, po në Shqipëri.

Peleshi e falënderoi Cavolin për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me qëllim rritjen e nivelit të tyre të gatishmërisë, operacionalitetit dhe ndërveprueshmërisë, për të qënë në lartësinë e sfidave të sigurisë dhe mbrojtjes të kohës në të cilën jetojmë.

Nga ana e tij, Cavoli falenderoi vlerësoi masat e marra nga vendi ynë, si vend pritës, për zhvillimin dhe arritjen e objektivave të stërvitjes Defender Europe ‘21. Ai nënvizoi rëndësinë që kanë stërvitjet dhe trajnimet e përbashkëta, të cilat rrisin nivelin e ndërveprueshmërisë ndërmjet aleatëve. Stërvitja Defender 21 është cilësuar si një mundësi e shkëlqyer që ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë, të stërviten së bashku në mënyrë që, ata do të jenë të aftë që në të ardhmen të përballojnë sfidat, po së bashku. Më tej, Cavoli siguroi Peleshin se Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë, do të vijojë të planizojë dhe zhvillojë stërvitje të përbashkëta me FA, si dhe do të mbështesë në vijimësi procesin e modernizimit të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment