Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
“Defender 21”! Stërvitja më e madhe ushtarake nis më 4 maj, Ministria e Mbrojtjes jep detaje
1 Maj 2021, 13:02Nga DOSJA
TIRANË– ‘Defender 2021’, stërvitja ushtarake e organizuar nga ushtria amerikane në Europë dhe Afrikë, ku do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere, do të zhvillohet dhe në vendin tonë, në 7 baza të ndryshme.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njofton se “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri më 9 Qershor.
“Në këtë stërvitje të organizuar nga ushtria amerikane në Evropë dhe Afrikë do të marrin pjesë rreth 28 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere. “Defender 21” do të çelet më 4 Maj dhe pritet të zgjasë deri në 9 Qershor.
Shqipëria është një nga 16 vendet mirëpritëse në zhvillimin e kësaj stërvitjeje ushtarake. Forcat tona të Armatosura, do të përfaqësohen me rreth 1000 trupa. Ndërkohë 28.000 trupa shumëkombëshe do të kryejnë aktivitete pothuajse në të njëjtën kohë në më shumë se 30 zona trajnimi, të shtrira në 12 vende.
Ju lutem, të gjithë ju që dëshironi të ndiqni stërvitjet dhe të gjitha aktivitet e planifikuara në kuadër të “Defender 21″ ku do të jenë të pranishme mediat, të na sillni akreditimet për grupet tuaja të xhirimit. Deri në përfundim të stërvitjes, unë do të jem pika e kontaktit për ju. Kështu ju lutem në këtë adrese emaili: [email protected], brenda ditës së Hënë të sillni emër, mbiemër, ID, nr telefoni (për grupin e xhirimit), si dhe targën e makinës.
Gjatë gjithë kësaj periudhe ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për të gjitha aktivitet dhe ju do të furnizoheni me materiale për gjithçka që do të publikohet. Por për te gjithë ata që dëshirojnë të realizojnë diçka më specifike (kronika, speciale, reportazhe, dokumentare me ose pa intervista, apo çdo ide që do keni), ju lutem të na dërgoni kërkesën tuaj bashkë me akreditimin në mënyre që të kemi mundësi të shqyrtojmë dhe më pas të realizojmë me sa do mundemi kërkesat tuaja”, njofton ministria.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Avokati i Rudolf Nikollës, Isuf Shehi kërkon që klienti i tij të shtrohet në një spital për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor. Shehi në nj...
TIRANË- 10 persona janë ndaluar në Rinas pasi tentuan të kalonin në aeroport me test të falsifikuar të COVID-19, të cilët janë proceduar penalisht. Polici...
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit. Një avion i një linje ajrore sipas A2CNN që do të nisej mbrëmjen e djeshme nga Tira...
KOLONJË– Njyrat e pranverës kanë ‘pushtuar’ qytetin e bukur të Kolonjës. Në fotot e mbërritura në redaksinë e Dosja.al, duken lulet e pemëve të kajsisë, të...
VLORË– Një automjet është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Sipas policisë, makina në pronësi të E.B. ka qenë i parkuar në lagjen “Osman Haxhiu”, në...
TIRANË– Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e pranverës, i nxehti është i pranishëm në vendin tonë. Ditët e gjata me shi tashmë i kanë lënë vendin tem...
Varianti indian i virusit Corona, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore. E484Q dhe L452R. Pas këtyre ...
Aktualitet 1 Maj 2021, 07:47
LAJM I FUNDIT/ Durrës, humbi jetën në punë, arrestohet pronari i banesës, nuk mori masat për të siguruar jetën e punonjësveVijon…(F.g/dosja.al)Rama është propoz...
FIER- Zbardhet zjarrvënia e 19 shkurtit në Lushnje ku gjatë një zjarri në parkingun e një qendre tregtare, u dogjën 3 makina dhe magazina e kompanisë. Në pranga...
TIRANË– Kryepeshkopi Anastas Janullatos iu ka uruar Pashkët me një mesazh besimtarëve ortodoksë për Pashkër Ortodokse.Në një mesazh të shpërndarë në rrjete...