DiasporaRajoni

Defender Europe 21/ Haradinaj: Krenar për pjesmarrjen e FSK për herë të parë në stërvitjen e NATO-s

  • “Defender Europe 21”! Shqipëria pret trupat e ushtrisë amerikane/ Në ceremoni marrin pjesë, Rama, Meta e Kim, kryeministri shmang urimet me kreun e shtetit
  • Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.
    Featured image of article: Defender Europe 21/ Haradinaj: Krenar për pjesmarrjen e FSK për herë të parë në stërvitjen e NATO-s Ramush Haradinaj

    KOSOVË– Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake që po bëhet nga NATO në Durrës.

    Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.

    Postimi i plotë:

    “Ka nisur në Durrës stërvitja e madhe “Defender Europe 21“, ka shumë arsye që të jemi krenarë sot. E arsyeja më e madhe është pjesëmarrja për herë të parë e Ushtrisë sonë në një operacion të përmasave të tilla.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Njësia e FSK-së që po merr pjesë, do të certifikohet për kapacitetet aktuale operacionale.

    Urime NATO, Urime Shqipëri, Urime Kosovë!

    Urime Ushtria e Kosovës! Krenar me ju!”

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment