Aktualitet

Defender 21/ Blindohet Durrësi, ushtarët dhe mjetet amerikane zbarkojnë në qytetin bregdetar, pamjet nga porti

VIDEO
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në Facebook, një video ku duken mjetet amerikane të ushtrisë.
Featured image of article: Defender 21/ Blindohet Durrësi, ushtarët dhe mjetet amerikane zbarkojnë në qytetin bregdetar, pamjet nga porti Mjetet amerikane

DURRËS- Ushtarë dhe mjete lufte nga Amerika kanë zbarkuar ditën e sotme në Durres për tu përgatitur për stërvitjen më të madhe të përbashkët Shqipëri-SHBA. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar në Facebook, një video ku duken mjetet e ushtrisë amerikane. Stërvitja e përbashkët, është në kuadër të nismës së NATO-s, “Defender 21”.   


Postimi i plotë:

Nga porti i Durrësit ku vazhdon me ritëm zbarkimi i trupave dhe mjeteve amerikane. Gjithcka gati për të celur stërvitjen e përbashkët më të madhe, të zhvilluar në Shqipëri, nga ushtria amerikane dhe forcat tona të armatosura në kuadër të NATO, Defender Europe 21.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment