Aktualitet

Defekt në linjën e Bovillës/ Zonat në Tiranë që ngelen pa ujë

Në linjën e Bovillës ka ndodhur një defekt dhe si pasojë zonat e e Yzberishtit dhe Astirit do të kenë ndërprerje të ujit.
Featured image of article: Defekt në linjën e Bovillës/ Zonat në Tiranë që ngelen pa ujë Foto nga impianti i Bovillës.

TIRANË- UKT ka njoftuar se në linjën e Bovillës ka ndodhur një defekt dhe si pasojë zonat e e Yzberishtit dhe Astirit do të kenë ndërprerje të ujit.

Sipas njoftimit defekti ka ndodhur në linjën Dn 900, dhe ka shkaktuar mjaft humbje, dhe pasojat do ndihen dhe në qendër të qytetit, pasi nuk do mund të furnizohen me ujë.  

“Ujësjellësi Tiranë dëshiron të njoftojë qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit të ndodhur”, thuhet në njoftim. 

NJOFTIMI I UKT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se në linjën e transmetimit të Bovillës gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një defekt i rëndë. Për pasojë është dëmtuar linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës.
Defekti i ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin me ujë në qendër të qytetit si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë dëshiron të njoftojë qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit të ndodhur, për të siguruar furnizimin normal me ujë të qytetit të Tiranës dhe veçanërisht të zonave që preken direkt prej këtij problemi në linjën e transmetimit. Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe i sigurojmë ata se të gjithë specialistët tanë ndodhen në terren për eleminimin e këtij defekti!

Dosja.al muajt e fundit ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë. Po ashtu disa lagje të Tiranës, si Arsiti apo dhe Yzberishti kanë pasur mungesë totale të furnizmit me ujë. Denoncime të shumta janë bërë dhe në rrjetet sociale, por sërish masat e marra janë të pakta dhe problemi vijon të jetë prezent. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment