LIVE UPDATES
Sport

Dede për bardhblutë: “Tirana po u nis, është e vështirë të ndalojë”!

24 Nëntor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Dede për bardhblutë: “Tirana po u nis, është e

TIRANE – Bardheblutë e Tiranës, nesër, në orën 13:45, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të përballen me Bylisin për javën e 4-t të kampionatit të Superiores. Kjo njëherësh është edhe ndeshja e dytë e Nevil Dedes në krye të Tiranës.

Interesant është fakti, që të dyja skuadrat vine në këtë duel, pas humbjeve të pësuara. Bylis nga Skënderbeu në shtëpi, ndërsa Tirana humbi në transfertë ndaj Vllaznisë. Kësisoj, si ballshiotët ashtu edhe tiranasit, presin pikën e kthesës.

Si zakonisht, para kësaj sfide, nga kampi bardheblu ka dalë në një konferencë për shtyp trajneri Nevil Dede, që preku thuajse të gjitha çështjet e nxehta në klub.

3 humbje radhazi? “Është e vërtetë që rezultatet nuk janë të mira, sidomos për objektivat dhe historinë e klubit tonë. Mendoj se grupi është i qetë. Në këto momente që ne flasim, na takon të marrim më shumë përgjegjësi që të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe më pas çdo gjë të marrë rrugën që i takon këtij klubi”.

Ndaj Bylisit? “Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë, që kam respekt për çdo ekip, për çdo kundërshtar që ne kemi në Superligë. Të gjithë mundohen të investojnë dhe të punojnë. Në këtë situatë të gjithë dinë të luajnë futboll. Nga ana profesionale të gjithë klubet janë rritur dhe kjo është shumë pozitive, plus edhe infrastruktura dhe interesimi i medieve. Me respektin që kemi karshi kundërshtarëve, do të mundohemi t’iu imponohemi në fushë, me personalitet”.

Reagimi? “Të jem i sinqertë forca e reagimit të grupit, ishte arma më e fortë dhe sinjali më i mirë që mora nga ekipi dhe djemtë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë me atë forcë karakteri. Jo më larg se sezoni i kaluar kjo ishte arma më e fortë e tyre. Ata besonin dhe në fund ia dolën. Tirana po u nis është e vështirë të ndalojë”.

Vllaznia? “Është një fillim jo i mirë, por nga ndeshja me Vllazninë, unë do të thoja vetëm kaq, ne nuk dolëm nga ajo ndeshje si humbës, sepse u munduam të bëjmë lojën tonë, shkuam te goli disa herë. Goditëm portën, shënuam 2 gola. Por për elementë të situatave të ndryshme dhe jo shumë të vështira, ne duhet të kishim pasur përqendrim më të madh”.

Qendërmbrojtësit? “Klubi është munduar për mirë me elementët që ka afruar, për të qenë gjithmonë pretendent dhe faktor në futbollin shqiptar. Faktikisht ka shumë lojtar të rinj. Unë do të thoja se mbi të gjitha duhet kohë për këtë skuadër. Pa harruar asnjëherë qëllimin apo objektivin madhor që kemi. Krahas qëllimit dhe objektivit madhor që kemi, do të mundohemi të rrisim dhe këta lojtarë. Mosha mesatare është relativisht e re”.

Ndeshja? “Qëllimet janë të përbashkëta. E rëndësishme është që ne të mundohemi të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Duke marrë maksimumin, edhe lojtarët rriten në përgjithësi dhe në mentalitet. Paralelisht ne do të mendojmë për rezultatin dhe rritjen e lojtarëve me kapacitet dhe vlerat që ata duhet të jenë”.

Rikthime? “Lajm i mirë është që Hoxhallari rikthehet. Kemi disa lojtarë që shpresojmë që shumë shpejt të rikuperohen dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës. Realisht kanë vlerë. I gjithë grupi do kohën e vet. Minimalisht ne do të kërkojmë që brenda javës, të rikuperojmë nga dëmtimi disa futbollistë. Po rikuperuam këta lojtarë, do të jetë një Tiranë tjetër”.

Mentaliteti? “Nuk ka probleme psikologjike te skuadra. Në momente të caktuar, situata të thjeshta na ndërlikuan ndeshjen. Psikologjia e skuadrës është në nivel maksimal. Fat i madh që e kemi ndeshjen në mesjavë, sepse në fundjavë duhet të punonim më shumë nga ana psikologjike. Ndërsa kur ndeshja vjen shpejt, ai kapitull është i mbyllur, shkruhet në histori dhe vetëm kaq. Ne do të mendojmë të kthehemi aty ku na takon”.

Duelet ajrore? “Loja në ajër shpresoj që do të jetë një problem i zgjidhur që këtë ndeshje. Besoj që ne jemi një skuadër që më shumë do të sulmojmë se do mbrojmë. Është në ADN e këtij klubi. Sa më shumë sulmon, aq më pak probleme ke mbrapa. Vuajtëm në Shkodër, por vetëm kaq. Nuk mendoj se do të ndodhë më. Prandaj janë seancat stërvitore. Pjesa taktike, apo edhe teorike. Që ne të përmirësojmë dhe të rrisim veten në ato situata ku nuk i zgjidhëm si duhet”,- ka deklaruar trajneri i bardhebluve Nevil Dede në konferencën për shtyp.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ballshiotet e bylisit bardheblute e tiranes java e 4-t e superiores ndeshja ndaj vllaznise nevil dede superliga ballshiotet e bylisit bardheblute e tiranes java e 4-t e superiores ndeshja ndaj vllaznise nevil dede superliga

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni