LIVE UPDATES
Sport

Dede: “Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Pa Apoloninë, nuk ka vlerë fitorja ndaj Laçit”

12 Dhjetor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Dede: “Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Pa

TIRANE – Pas fitores në mesjavë ndaj skuadrës kurbinase të Laçit, në kampion bardheblu ka ndryshuar klima. Ndalesa e radhës për Tiranën, nesër në orën 13:45 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të jetë Apolonia, një rival i lehtë në letër, ku fitorja duket formalitet. Për të folur për këtë takim, por edhe gjendjen e skuadrës së tij ka dale sot para mediave, trajneri i kryeqytetasve Nevil Dede.

Fitorja në Laç? “E rëndësishme është që çunat e ndjenë veten më mirë dhe arritën të marrin tre pikë. Ishte ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Gjithçka duhet të pasohet nga një ecuri pozitive që të ketë vlerë edhe fitorja në Laç”.

Apolonia? “E kam thënë dhe do ta them, se në Superiore nuk ka kundërshtarë të lehtë. Në të njëjtën mënyrë do të vlerësojmë Apoloninë, që është një skuadër simpatike dhe duan të luajnë futboll. Nuk janë skuadër që mblidhen mbrapa dhe mendojnë të mbrohen. Duan të shprehin cilësinë e tyre”.

Situata bardheblu? “Nëse ti je në avantazh e ke më të lehtë dhe kundërshtari nis të humbë durimin dhe ti mund të shprehesh më mirë. Ne kemi lojtarë me eksperiencë dhe shumë të talentuar me perspektivë shumë të madhe, siç janë edhe lojtarët e ardhur nga akademia. E rëndësishme është se ka një ndjenjë dhe frymë harmonike në skuadër. Kjo është më e rëndësishmja. Duke shtuar edhe rezultatet gjithçka bëhet më e lehtë”.

Rotacioni? “Në disa momente një skuadër duhet të ketë bosht të caktuar dhe disa lojtarë do mbajnë ngarkesë më shumë. Por edhe rotacioni duhet të ekzistojë për shkak të ngjeshjes së madhe të ndeshjeve. Ne do mundohemi të bëjmë më të mirën. E rëndësishme është të kem sa më shumë zgjedhje”.

Rëndësia e ndeshjes? “Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Apolonisë. Në momentin që ne nuk fitojmë ndaj Apolonisë, bie edhe rëndësia e fitores në Laç. Ajo ishte një fitore e rëndësishme për ecurinë e kampionatit, sepse jo çdokush mund ta mundë Laçin. Lojtarët tanë kanë eksperiencën dhe talentin e duhur si dhe dinë të marrin përgjegjësinë”.

Favoritët? “Besoj në mesin e fazës së dytë mund të konkurojë çdo skuadër. Të gjithë në këtë periudhë kanë problematikë ngjeshjen e ndeshjeve. Të gjithë mendojnë të ruajnë energji dhe lojtarët për ngarkesat e mëdha fizike. Në merkato mund të ketë zhvillime të tjera, por gjithsesi mendoj se fundi i fazës së dytë do jetë tabloja, që mund të konturojë skuadrat për titullin kampion. Është kampionat shumë i vështirë, asnjë përballje nuk është e lehtë. Edhe rezultatet janë të ngushta”.

Konsolidimi? “Skuadra po merr formë. Nuk është korrekte të tregoj pozicionet e lojtarëve apo mënyrën si i përgatisim ndeshjet. E rëndësishme është se kemi dy sulmues, dy numra 10, shumë mesfushorë qendre dhe katër apo pesë qendërmbrojtës”.

Strategjia? “Kemi lojtarë krahu shumë të talentuar dhe të gjitha këto më bëjnë të mendoj se ne kemi marrë formë. Filozofia më rëndësishme që duhet të kemi është të sulmojmë me gjithçka kemi, bashkë tifozët që na mbështesin gjithmonë, megjithëse na mungojnë në stadium. Por do mbrohemi me gjithçka mundemi”.

Ernest Muçi? “Mua më intereson që Muçi po rritet nga dita në ditë, jo vetëm në kualitet sepse atë e ka pasur gjithmonë. Është një djalë me shumë perspektivë dhe shumë i talentuar, që po rritet dhe po sakrifikon. E kemi pare në ndeshjen me Laçin dhe sparkatat në ndeshjen me Partizanin. Rritet si person. E ka kuptuar që të bëhesh një lojtar i madh duhet të punosh shumë dhe detajet e vogla e bëjnë një futbollist të madh. Uroj çdo futbollist të ketë karrierë të suksesshme dhe të ndihet i realizuar. Komandën e japin financat dhe në momentin që ato e kënaqin një klub, atëherë ato mendojnë se edhe një lojtar i talentuar mund të shitet. Mua më intereson që lojtarët të rriten dhe për Muçin jam i lumtur”.

Hasani dhe Ngoo? “Për sa i përket atyre, çdo skuadër në botë dëshiron të përmirësohet, edhe klubet më të mira, që janë në vend të parë. Unë dua të kem besimin e grupit sepse kjo është shumë e rëndësishme dhe nëse ndodh kështu, gjithçka shkon mirë. Emrat janë gjithmonë të mirëpritur, por më të mirët në botë për mua janë ata që unë trajnoj për momentin dhe ata besojnë te unë”, përfundoi trajneri Dede.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia ernest muçi hasani dhe ngoo kampi bardheblu laçi selman stermasi tirana trajneri nevil dede apolonia ernest muçi hasani dhe ngoo kampi bardheblu laçi selman stermasi tirana trajneri nevil dede

Sondazh

Poll
Sport 11 Dhjetor 2020, 19:17

Makina e Kimi Raikonen mbulohet nga flakët

ABU DHABI – Një tjetër makinë nën flakë në Formulën 1. Bëhet fjalër për atë të pilotit finlandez Kimi Raikonen, në sesionin e dytë të provave të lira në Abu Dha...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni