Aktualitet

Rrugët mbulohen nga dëbora, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, po punohet për shpërndarjen e kripës

Më tej në njoftim shtohet se kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore përgjatë orëve të para të mëngjesit.
Featured image of article: Rrugët mbulohen nga dëbora, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, po punohet për shpërndarjen e kripës Dëbora në Shqipëri

TIRANË- Në disa zona të vendit përveç reshjeve të shiut, ka rënë dhe dëborë. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në të gjitha akset qarkullimi vijon normalisht. Më tej në njoftim shtohet se kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore përgjatë orëve të para të mëngjesit.

Makina duke shpërndarë kripë

“📌Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore 🌨️ në veri dhe juglindje të vendit. 👉Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri me punëtorë 👨🔧 dhe mjete. 🚜 Në të gjitha akset qarkullimi vazhdon normalisht 🛣Në rrugën e Dardhës po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Rruga e mbuluar me dëborë

Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14 përgjatë orëve të para të mëngjesit. ️Përdoruesit e mjeteve 🚘të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. #UdhëtoniTëSigurt #RrugëtKombëtare #PërShqipërinëQëDuam”, shkruan ARRSH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment