Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
TIRANË- Avokati i Popullit i ka dërguar një raport të plotë Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik. Në bazë të raportit të siguruar nga Dosja.al, mësohet se Avokati i Popullit ka gjetur shumë shkelje që janë bërë nga organet ligjzbatuese në vend, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.
Dokumenti i është dorëzuar Ardi Veliut në 24 maj 2020, ku pasi bëhet një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur, Avokati i Popullit kërkon që të merren masa dhe të përqafohen disa rekomandime të tyre. Ndër të tjera thuhet se shtetasit Harun Çelik i janë shkelur të drejtat, pasi atij nuk i është dhënë e drejta për azil.
“Ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit të dëbimit Nr. 2125, datë 01.01.2020 nuk gjen asnjë mbështetje ligjore. Në nenin 112 të ligjit përcaktohen procedurat dhe mënyrat se si bëhet ekzekutimi i urdhrit të dëbimit. Ekzekutimi i menjëheshëm i urdhrit të dëbimit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kërcënimin për rendin dhe sigurinë publike kombëtare që vjen si pasojë e pranisë së të huajit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, shtohet në raport.
Më tej shtohet se nga dokumentacionet dhe shpjegimet e dhëna nga drejtoria, nuk vërtetohet dhe as rezulton që të ketë ndonjë të dhënë se prania e Harun Çelik të ketë kërcënuar rendin dhe sigurinë publike. Po ashtu Avokati i Populli vëren se Çelik nuk ka pasur mundësi ankimi të urdhrit të tij të dëbimit dhe as të vendimit të gjykatës.
“Mohimi i të dretjës për t’iu drejtuar gjykatës dhe për të marrë një përgjigje përfundimtare prej saj për pretendimet e ngritura, përbën cenim të së drejtës themelorë për një proces të rregullt ligjor”, shkruan Avokati i Popullit.
Në fund Avokati i Popullit liston dhe disa rekomandime për Policinë e Shtetit dhe pret përgjigje brenda 30 ditëve për të gjitha shkeljet që ka gjetur nga hetimi.
Raportin e plotë të Avokatit të Popullit për Policinë e Shtetit e lexoni KËTU
HISTORIA E HARUN ÇELIK
Në 1 janar 2020, Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë.
Dosja.al zbardhi edhe dokumentin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku urdhërohej që më datë 1 janar të vitit 2020, mësuesi gylenist Harun Çelik, të deportohej nga Shqipëria në drejtim të Turqisë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e ‘leje daljes’ duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehe...
TIRANË– Modelja shqiptare Margaret Shllaku është përplasur me efektivët e policisë. E ftuar ëns tudion e “Shqipëria live”, Margareti tregoi se si ka debatu...
KORÇË -Policia ka goditur dy raste të kontrabandës me mallra gjatë ditës së sotme. Në pranga ka rënë A.Xh., 34-vjeç, pasi gjatë kontrollit në...
TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrit është ndalur sot në Burrel dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të firmosur peticionin që kërkon rindërtimin ...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar sot 484 inspektime në subjektive. Sipas një njoftimi për mediat bëjnë me dije se janë vendosur 2 masa a...
TIRANË– Dosja.al ka zbuluar se call centeri brenda të cilit u zbuluan 15 persona të infektuar me koronavirus është në emër të këshilltarit të ministr...
TIRANË- Çdo teatër që vdes është si një bibliotekë që digjet, mund të thotë dikush. Të Dielën, në Tiranë, një pjesë e kulturës shqiptare që mori fun...
TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një intervistë për ABC News, Alimehmeti u shpreh se asnjë nga st...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kompania “Farma Net Albania”, të cilët aktualisht janë nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderat “urgjentë...