Rajoni

Dëbimi i ‘gylenistëve’, Kombet e Bashkuara: Është shkelur Konventa e të Drejtave të Njeriut, të lirohen dhe të dëmshpërblehen

Në këtë raport është konstatuar se dëbimi i gjashtë ‘gylenistëve’ ka qenë arbitrar dhe në kundërshtim me gjashtë nene të Deklaratës për Të Drejtat e Njeriut.Grupi i Punës ka bërë thirrje Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët, ndërsa dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Turqisë t’i akordojë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Featured image of article: Dëbimi i ‘gylenistëve’, Kombet e Bashkuara: Është shkelur Konventa e të Drejtave të Njeriut, të lirohen dhe të dëmshpërblehen Të akuzuaritë

KOSOVË-Grupi punues për Ndalim Arbitrar në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara përmes një raporti të publikuar kanë konstatuar se Kosova ka kryer shkelje të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut me dëbimin e gjashtë shtetasve turq në vitin 2018.

Në këtë raport është konstatuar se dëbimi i gjashtë ‘gylenistëve’ ka qenë arbitrar dhe në kundërshtim me gjashtë nene të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut.

“Arrestimi, ndalimi dhe transferimi me forcë i Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan më 29 mars 2018 në Kosovë ishte arbitrar dhe në kundërshtim të normave dhe standarteve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në raportin 17 faqesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, Grupi i Punës i ka bërë thirrje Qeverisë së Turqisë t’i lirojë menjëherë të gjashtë individët, ndërsa dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Turqisë t’u akordojë viktimave të drejtën e zbatueshme të kompensimit dhe dëmshpërblimit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Gjithashtu, Grupi i Punës mbi Ndalimet Arbitratei ka bërë thirrje autoriteteve të Turqisë dhe Kosovës të mundësojnë një hetim të plotë dhe të pavarur mbi rrethanat që lidhen me privimin arbitrar të lirisë të gjashtë individëve dhe të marrin masat e nevojshme kundër atyre që janë përgjegjës për dhunimin e të drejtave të tyre.

Gjashtë shtetasit turq Kahraman Demirez, Mustafa Erdem, Hasan Hüseyin Günakan, Yusuf Karabina, Osman Karakaya dhe Cihan Özkan, janë arrestuar në mars të vitit 2018 në Kosovë. Ata janë dërguar me një aeroplan drejt Turqisë dhe atje janë dënuar me burg. Ata dyshohet si pjesë e grupeve terroriste. Njësitë e sigurisë kishin evidentuar se i kërkuari Cihan Özkan ka menaxhuar paratë e mbledhura në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvani, ku gjendet kreu i organizatës terroriste (Fetullah Gulen). Kurse Kahmraman Demirez,  është përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol në sigurimin e prurjeve të mëdha në organizatë.  Nga ana tjetër, Hasan Hüseyin Günakan, njihet si personi përgjegjës për mësimdhënësit në shkollat e organizatës në rajon.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment