LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëbimet e komunitetit rom, skandali i heshtur i autoriteteve shqiptare

9 Shtator 2019, 05:20 Nga DOSJA

Flutura Zerellari, nënë e dy fëmijëve u zhvendos nga Elbasani në Tiranë në vitin 2013, duke gjetur strehim në një kamp të komunitetit rom të vendosur në zonën e Liqenit të Thatë pranë parkut të madh të Tiranës.

Ndërtesa ku jetoi bashkë me familjen e saj ishte një nga 30-40 barakat e kampit dhe megjithëse nuk kishte energji elektrike apo ujë të rrjedhshëm, detyrohej të paguante një qira mujore ndaj pronarit të tokës.

“Aty vinin shumë, na thonin që jemi pronar, ne e dinim për një ose dy,” kujton Flutura. “Ai vinte muaj për muaj na merrte lekët, na merrte nga 30 mijë, 40 mijë lek në muaj – sa të donte ai,” shtoi ajo.

Në tetor 2015, pak muaj pas zgjedhjes së Erjon Veliajt si qytetar i parë i Tiranës, Bashkia e shpërnguli kampin duke dëbuar komunitetin e vogël rom, me pretendimin se kishte marrë ankesa të shumta nga banorë të zonës për ndotjen, sigurinë dhe zënien e hapësirës publike.

“Erdhi bashkia na ngriti me dhunë,” kujton Flutura, që në atë kohë mbijetonte duke ricikluar bidonë dhe kanoçe. “Na ka ardhur më shumë se 10 herë, na kanë dhunuar, atë ditë ishte shi dhe na sollën fadromën që na prishën barakat,” shtoi ajo.

Prishja e kampit te Liqeni i Thatë dhe shpërngulja e gati 50 familjeve –përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë, nuk është zhvendosja e vetme e detyruar e komunitetit rom në Tiranë. Një vit më vonë, banesat e rreth 70 familjeve rome dhe egjiptiane do të pësonin të njëjtin fat në Selitë. si pjesë e projektit të ndërtimin të Unazës së Madhe të kryeqytetit dhe gati 70 familje të tjera do të zhvendoseshin nga zona e Bregut të Lumit.

Historia e Fluturës nuk është e padëgjuar. Të dhënat e mbledhura nga BIRN nga burime të hapura dhe raportet e organizatave të drejtave të njeriut të përpiluara gjatë dy dekadave të fundit, tregojnë se familjet rome dhe egjiptiane, si dhe anëtarë të tjerë të grupeve të margjinalizuara kanë rënë në mënyrë të përsëritur pre e dëbimeve të detyruara nga vendbanimet e tyre, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet të tjera të vendit.

Këto zhvendosje të pavullnetshme kanë ardhur si pasojë e projekteve publike infrastrukturore dhe interesave të ndërtuesve për zhvillim e zonave në periferi të qendrave urbane. Ndërkohë, sipas aktivistëve dhe organizatave të drejtave të njeriut, autoritetet vendore – me në krye bashkinë e Tiranës, jo gjithmonë i kanë ofruar familjeve të zhvendosura alternativa të përshtatshme për strehim, duke cënuar të drejtat e tyre.

Bashkia e Tiranës tha nëpërmjet një përgjigje me shkrim për BIRN se zhvendosja e komuniteteve rome kishte ardhur si pasojë e projekteve në interes publik, ndërkohë që insistoi se familjet e prekura ishin trajtuar me përparësi në programet e saj sociale.

“Familjet që jetonin në zonat Liqeni i Thatë, Selita, Bregu i Lumit janë zhvendosur për shkak të investimeve për interes publik,” tha bashkia. “Familjet e prekura nga projektet e mësipërme janë trajtuar me programe sociale të strehimit, kryesisht bonus qiraje dhe banesë sociale me qira,” shtoi ajo.

Qindra familje të prekura nga dëbimet

Shqipëria është përgjithësisht një vend homogjen. Sipas censusit të popullatës dhe banesave të vitit 2011, i realizuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave, INSTAT, 83 për qind e popullatës vetë-identifikohet se i përket etnisë shqiptare, 14 për qind e të intervistuarve kanë refuzuar të përgjigjen dhe vetëm 2 për qind e vendit vetë-identifikohet si minoritet etnik. Në mes të përqindjes së minoriteteve, vetëm 0.5 për qind e popullatës shqiptare prej 2.8 milionë banorësh identifikohet si minoritet rom.

Në Shqipërinë relativisht homogjene, komuniteti i vogël rom dhe egjiptian përballet me probleme të ngjashme si në vendet fqinje në Ballkan, përfshirë varfërinë ekstreme, arsimimin e ulët, pjesëmarrjen e paktë në tregun e formalizuar të punës dhe mungesën e burimeve ekonomike, si dhe kushtet e këqija të strehimit poshtë normave të dinjitetit njerëzor dhe margjinalizimin në shoqëri.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet burimeve të hapura dhe raporteve të organizatave për të drejtat e njeriut tregojnë se margjinalizmi dhe përkeqësimi i kushteve të strehimit të këtij komunitetit në dy dekadat e fundit në Shqipëri, shpesh ka ardhur dhe si pasojë e dëbimeve dhe zhvendosjeve të detyruara nga autoritet vendore në zonat urbane dhe suburbane.

Nga viti 2005 deri në vitin 2019, BIRN arriti të identifikonte 10 raste dëbimesh dhe shpërnguljesh të pavullnetshme dhe masive të anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në 4 qytete të vendit, përfshirë Pogradecin, Korçën, Elbasanin dhe Tiranën, me gati 390 familje të prekura.

Rasti më i hershëm i identifikuar gjatë kësaj periudhe i përket dëbimit në vitin 2005 të 15 familjeve rome nga zona e Ish-Kombinatit Ushqimor në Tiranë, ndërkohë rasti më i fundit lidhet me 40 familje që kërcënohen me dëbim në ish- ndërtesat e administratës së minierës së Gurit të Kuq në Pogradec.

Nga 10 dëbimet ose zhvendosjet e pavullnetshme të regjistruara nga viti 2004 deri në vitin 2015, shpërnguljet e familjeve rome të vitit 2016 nga zona e Selitës, si pasojë e ndërtimit Unazës së Madhe të Tiranës, ka prekur numrin më të madh të familjeve.

Një nga banoret e dëbuara ishte dhe Nertina Muharremi, e cila prej gati 30 vitesh kishte ndërtuar një shtëpi përdhese me bashkëshortin në këtë  lagje dikur periferike të Tiranës.

“Ne kemi ndërtuar para vitit 1991 dhe nuk kemi dëgjuar dhe nuk kemi ditur se këtu do ndërtohej Unaza e Madhe,” tha Nertina. “E kemi ndërtuar me shumë sakrifica bashkë me bashkëshortin,” shtoi ajo.

Muharremi i tha BIRN se ajo dhe fqinjët e saj mësuan për herë të parë se projekti i Unazës së Madhe do të prekte shtëpitë e tyre në vitin 2014.

“Në vitin 2014 erdhën disa persona IKMT [Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit] dhe ALUIZNI dhe na thanë që këtu ka një projekt që do të prekë shtëpitë tona – ne na erdhi si bombë pasi nuk kishim dëgjuar më parë për ketë,” kujtoi ajo.

Nga projekti i Unazës prekeshin banesat e 128 familjeve, shumica nga komuniteti rom dhe egjiptian. Familjet e prekura nga projekti, banesat e të cilave në pjesën më të madhe ishin në proces legalizimi, protestuan për dy vjet me radhë kundër shembjeve.

“Duke marr parasysh lidhjen e fortë që ne shqiptarët krijojmë me banesën ku jetojmë, sigurisht në rastin kur ndërtimi i saj bëhet me shumë mund dhe djersë, duke shpenzuar energji dhe gjithçka që ti fiton nga puna jote për ta ndërtuar atë banesë, atëherë lidhja me objektin bëhet shumë herë më e fortë,” shpjegoi Fation Kaca, një nga aktivistët e komunitet rom që organizoi rezistencën kundër shembjeve.

“Ky ishte dhe rasti i shumicës prej familjeve të komunitetit rom që jetonin në atë zonë, e cila u prek nga ndërtimi i Unazës së Madhe,” shtoi ai.

Edhe pse kërkesa e tyre për shpronësimin e banesave me çmim tregu u hodh poshtë nga bashkia e Tiranës dhe qeveria, kjo e fundit u detyrua të ofronte një bonus qiraje për dy vjet nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave.

“Me datë 14 Shkurt të vitit 2016, IKMT dhe policia filluan të shembnin shtëpitë tona dhe të na dëbonin me dhunë,” kujtoi Muharremi.

Edhe pse pranuan bonusin e qirasë të akorduar nga Enti Kombëtar i Banesave pas shembjeve, Muharremi tha se shumë familje rome dhe egjiptiane hasën në vështirësi për të gjetur apartamente me qira dhe një pjesë e tyre u detyruan të emigrojnë duke kërkuar azil në Europë.

“Shumë nga pronarët e banesave refuzonin të na jepnin banesën me qira pasi na diskriminonin, ne na duhej të merrnim dhe kontratën e qirasë dhe asnjë nga pronarët e banesave me qira nuk e jepte, pasi kishte frikë se do paguante taksa,” kujtoi ajo.

“Shumë nga familjet e prekura nga ndërtimi i unazës së madhe u larguan drejt Francës dhe Gjermanisë duke kërkuar azil, me shpresën se jeta jonë do të ndryshonte,” shtoi Muharremi.

Nertina i përket grupit të familjeve të Selitës që shkuan në Gjermani dhe aplikuan për azil atje. Megjithëse kishin marrë me vete dokumente për shembjen e shtëpive nga bashkia dhe filmimet e mediave, ajo tregoi se kërkesa e tyre për azil u refuzua pasi Shqipëria konsiderohej si vend i sigurt dhe pas 3 muajsh në kampin e azilantëve, u detyruan të kthehen në Tiranë.

Pas kthimit, Nertina shprehet se gjetja e një strehe nuk ishte sërish e lehtë.

“Pasi u kthyem në Shqipëri, nuk kemi mundur të gjejmë shtëpi me qira pasi ne ishim romë dhe shumë prej pronarëve na diskriminonin,” tha ajo. “Kam jetuar tek vajza që e kam të martuar deri sa kemi gjetur shtëpi,” shtoi ajo.

Shkelje e të drejtës për strehim

Sendet e mbetura pas shembjeve të shtëpive të komunitetit rom në Selitë. 19 shkurt 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dëbimet ose zhvendosjet e detyruara mund të sjellin trauma të rënda për individët dhe familjet e prekura, duke i lënë të pastrehë, pa tokë ose në varfëri ekstreme grupet më të margjinalizuara dhe të pambrojtura të shoqërisë.

Si rrjedhojë, komuniteti ndërkombëtar, nëpërmjet një rezolute të Komisionit për Drejtat e Njeriut në OKB, i ka njohur dëbimet si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë të së drejtës për strehim.

Sipas OKB-së, zhvendosja e detyruar përkufizohet si “dëbimi i përhershëm ose i përkohshëm kundër vullnetit të tyre të individëve, familjeve dhe/ose komuniteteve nga shtëpitë dhe/ose tokat që ata zotërojnë, pa qasje në mbrojtje ligjore të përshtatshme.”

Për këtë arsye, duke u bazuar në ligjin ndërkombëtar, udhëzimet e OKB-së i detyrojnë shtetet që zhvendosjet e detyruara të ndërmerren vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të jenë e bazuara në ligjin vendas dhe ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të ndërmerren vetëm me qëllim të promovimit të interesit publik, të jenë të arsyeshme dhe proporcionale, si dhe të rregulluara në mënyrë që të garantojnë kompensimin dhe rehabilitimin e personave të prekur.

Sipas ndihmëskomisionerit të Avokatit të Popullit, Alket Jaupi këto parime ndërkombëtare nuk janë zbatuar gjatë zhvendosjeve të detyruara të grupeve të margjinalizuara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë të komunitetit rom në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, rast të cilin Jaupi e ka ndjekur nga afër.

“Realisht ajo situatë të cilës ne i druheshim se do të ndodhte, ka ndodhur tashmë,” tha Jaupaj. “Ne vazhdojmë të themi se rasti i zhvendosjes së atij komuniteti është bërë në kushtet e dëbimit me forcë nga vendndodhja e tyre,” shtoi ai, duke sjellë në vëmendje faktin se ai komunitet kishte mbi 5 vite që jetonte aty nën monitorimin e bashkisë së Tiranës dhe nuk kishte patur problematika.

Pas shembjes së kampit të barakave tek Liqeni i Thatë në tetor 2015, Flutura Zerellari dhe disa familje të tjera u zhvendosën në një shtëpi të braktisur në Sauk. Por edhe aty nuk gjetën qetësi, pasi u dëbuan nga policia bashkiake dhe shkuan të jetonin te Bregu i Lumit, ku morën një shtëpi me qira.

Pas një konflikti te Bregu i Lumit, ku u përfshi edhe bashkëshorti, familja u detyrua të rikthehej në Elbasan, kur tani jetojnë në një barakë në lagjen Rrapishtë pa drita dhe ujë të rrjedhshëm.

Ndërsa jeton prej vitesh në kushte të vështira dhe e fiton bukën e gojës duke shitur këpucë të vjetra, Flutura shprehet se momenti më i vështirë për familjen e saj erdhi pas dëbimit nga kampi i Liqenit të Thatë.

“Rrini jashtë në rrugë na tha [bashkia], na morën rrobat dhe i kanë hedhur sipër makinave të tyre dhe i çuan në depo …, me zor i kemi marrë dhe batanijet nga atje,” kujtoi nëna e dy fëmijëve.

“Momenti më i vështirë për mua ka qenë kur ndenja jashtë me fëmijët. Kam ndenjur 5-6 muaj jashtë me fëmijët, duke shkuar sa në një shtëpi në një tjetër, në barake dhe me çadër, kur binte shi hynte komplet brenda në barakë,” përfundoi ajo.

Marrë nga BIRN 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëbimet e komunitetit rom skandali me komunitetin rom dëbimet e komunitetit rom skandali me komunitetin rom

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën