LIVE UPDATES
Politike

Dëbim apo përplasje?/ Rudina Hajdari tregon hapur se çfarë po ndodh brenda “Nisma Thurje”: Gjithçka ishte një zhurmë

11 Tetor 2020, 07:34 Nga DOSJA
Dëbim apo përplasje?/ Rudina Hajdari tregon hapur se çfarë

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar për Dosja.al se çfarë po ndodh brenda “Nisma Thurje” dhe pse u përfol se u dëbua nga kjo lëvijze e re politike. Hajdari tregon se është ende në një bashkëpunim me “Nisma Thurjen”, të cilën e quan një lëvizje të re që nuk ka pronar.

Sipas deputetes “Nisma Thurje” është një grupim njerëzish me profile të ndryshme, por me ide të përbashkëta, e cila synon të ndryshojë realitetin në Shqipëri.

Sa i përket deklaratave të Pano Sokos dhe Endri Shabanit, ajo nënvizon se gjithçka është zhurmë e një ambienti mediatik që fokusohet te telenovela, se sa te thelbi i problemeve. Hajdari nuk i komenton gjatë deklaratat e tyre, por shprehet se tani janë e fazën e konsultimit të modelit organizativ të lëvizjes se re.

Deputetja nuk ngrurron të sulmojë Ilir Metën, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Ajo shprehet se këta të fundit, natën bëjnë pazare në gosti me ngjala dhe ditën na shiten si kundërshtarë të epur.

Intervista: 

Pyetja: “Nisma”  që ju keni prezantuar dhe keni bërë thirrje për pjesëmarrje është i njëjti projekt me atë të “Nisma Thurje”? 

Shqipëria ka 30 vite që sundohet nga 3-4 familje, të cilat përvecse janë pasuruar tej çdo imagjinate, e kanë mbajtur vendin peng në menyre konstante duke penguar çdo aspekt të integrimit të vendit apo zhvillimit. Kështu, teksa këto familje sunduese janë të vetmet që ia kanë parë hajrin burimeve natyrore të pafundme që ka vendi, familjet e shqiptarëve vuajnë papunësinë, varfërinë, pamundësinë dhe mbi të gjitha emigrimin e njerëzve më të dashur, mbi të gjitha të rinjve. Bazuar në sa më sipër, jemi bërë bashkë, një grupim i gjerë njerezish me profile të ndryshme, por me ide të perbashketa, të cilët synojme ta ndryshojme këtë realitet. Pjesë e ketij grupimi njerëzish janë edhe aktivistë të “Nisma Thurje”, e cila është një organizate e Shoqërisë Civile me një portofol të pasur sa i përket aksioneve me dobi publike, por edhe njerëz të tjerë nga bota akademike, nga diaspora apo qytetarë të angazhuar. Lëvizja nuk ka për të pasur pronar, sepse synojmë të krijojme një model tjeter, ku pronar është qytetari, i cili drejton me pjesëmarrje dhe votë.

Çfarë mund të na thoni për deklaratat e Pano Sokos dhe Endri Shabanit? Pse lindi kjo përplasje mes jush? 

Si z. Shabani edhe z. Soko kanë shprehur në media se bashkepunimi mes “Nisma Thurje” dhe meje, në kuadrin e procesit të përfaqesimit të 50 mijë firmave të mbledhura nga Thurje për ndryshimin e sistemit, përfundoi mbas votimit të Kodit në Kuvend. Tani jemi në fazen e konsultimit të modelit organizativ që do të zgjedhim, si edhe të çështjeve programore, përsa i përket lindjes së lëvizjes se re. Kjo është e vërteta. Gjithçka tjetër është zhurmë e një ambienti mediatik që më shume fokusohet te telenovela se sa te thelbi i problemeve. Dhe nuk mund të presim më shumë në një vend ku ende mbas 40 vitesh debatin e drejton Berisha, Rama dhe Meta, të cilët natën bëjnë pazare në gosti me ngjala, verë e pasuri publime dhe ditën na shiten si kundërshtare të epur që do e varrosin njëri tjetrin. Në fakt kanë 30 vite, që ata jane shend e verë, por varroset Shqipëria.

Nëse do të futeni në zgjedhje me “Nisma Thurjen”, pse shqiptarët duhet të zgjedhin këtë alternativë?

Shqiptaret do kenë 2 zgjedhje ditën e votimit, ose votojne një nga këta, Rama-Berisha- Basha- Meta duke vazhduar të besojne se këta do sjellin ndryshimin edhe pse kane 30 vite që e premtojnë, ose do të zgjedhin një grupim te ri politikanesh, me ide të reja dhe plot idealizëm, të cilet synojnë ndryshimin rrënjësor dhe real të vendit. Unë jam e bindur se shqiptarët do të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dëbohet rudina hajdari nisa thurje rudina hajdari dëbohet rudina hajdari nisa thurje rudina hajdari

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni