Showbiz

Débati “unë bëj humor ti bën biznes”/ Reagon Rezart Veleshnja: Besit s’i ka ecur filmi, e ka nis të merret me njerëzit (Foto)

Kujtojmë që Rezarti ishte i pranishëm në studio në puntatën kur Besi tha këtë gjë për Ermal Mamaqin dhe replikoi me Besin që në studio.
Featured image of article: Débati “unë bëj humor ti bën biznes”/ Reagon Rezart Veleshnja: Besit s’i ka ecur filmi, e ka nis të merret me njerëzit (Foto) Rezart Veleshnja, Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi

TIRANË- Ditën e sotme kryefjala e mediave  rozë ka qenë sherri mes dy aktorëve të njohur të humorit , Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit.

Të  dy personazhet e njohur  kanë  replikuar gjatë me njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale, çka ka tërhequr shumë vëmendje.

Ndërkohë Rezart Veleshnja i cili është një zë shumë kritik për çfarë ndodh në vend, nuk ka munguar as komenti i tij për këtë sherr mes Mamaqit dhe Bes Kallakut ku ky i fundit tha se Ermali bën biznes dhe jo humor siç bën ai vet.

Kujtojmë që Rezarti ishte i pranishëm në studio në puntatën kur Besi tha këtë gjë për Ermal Mamaqin dhe replikoi me Besin që në studio.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një nga postimet  e Ermalit, Rezart Veleshnja ka lënë këtë koment: Gjithsecili ka konceptin edhe arsyetimin e vet, mesa duket Besit s’i ka ecur filmi mire edhe ka fillu me u marr me njerzit. Megjithate un kam hallin tim o Bes, ku mi pe corapet e grisura jam kurioz? Mesa duket te paska marre malli per femijerine!”-

Replikat virtuale mes Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut nisën pas një deklaratë të këtij të fundit në emisionin “Shiko kush LUAN”. Të shtunën, Kallaku me shaka ironizonoi filmin e Ermal Mamaqit, duke thënë se kolegu dhe miku i tij bën biznes, ndërsa ai vet bën humor. Por aty Kallaku, pati një koment dhe Encën duke thënë se ajo ka ballkon (duke iu referuar gjoksit të këngëtares), e jo profesionalizëm.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Encës, dhe më pas Kallaku i kërkoi ndjesë publike. Por pa koment nuk e la dhe Mamaqi, deklaratë e të cilit solli dhe replika të tjera. Mamaqi deklaroi se ka objektiv të bëhet si dy biznesmenët e njohur, Vasil Naçi dhe Samir Mane, duke i kthyer kështu një përgjigje Kallakut. Nga ana tjetër dhe Besi nuk ndenji pa përgjigje duke vijuar replikat. Ndërkohë Ermali në reagimin e fundit kërkon që replikat publike mes tyre të mbyllen, pasi ata janë miq të vjetër

A.C/Dosja.al 

Shto Koment