Politike

Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese, akuza për falsifikim firmash

VIDEO
  • Rama: Ndryshojnë Kodi dhe Kushtetuta por marrëveshja s’preket!
  • Miratohen kërkesat e opozitës nga Komisioni i Ligjeve. Opozita parlamentare kërkon: hapje të listave, pragun 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër sot ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Kërkesat e opozitës u mbështetën edhe nga maxhoranca.
    Featured image of article: Rama drejt ndalimit të koalicioneve, Ligjet miratojnë në parim Paketën me Ndryshimet Kushtetuese, akuza për falsifikim firmash Edi Rama, opozita e re, Vasilika Hysi

    TIRANË– Miratohet me 16 vota pro paketa me ndryshime kushtetuese, propozuar nga opozita e re. Vendimi u mor pas 2 orësh gjatë Komisionit të Ligjeve, ku pas diskutimeve u miratuan kërkesat e bëra nga opozita për: hapje të listave, pragun zgjedhor 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. I vetmi që votoi kundër ishte kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, ndërsa vota abstenim nuk kishte. Por, nuk kanë mjaftuar 16 votat. Deputetët e opozitës së re, akuzuan njëri-tjetrin për falsifikim firmash. Konkretisht, deputeti Adriatik Alimadhi akuzoi deputetin Kostaq Papa, se ka lejuar dikë tjetër që të votojë në vend të tij. Ndërkohë që “skena u mbulua menjëherë me ndërhyrjen e Vasilika Hysit dhe Myslym Murrizit, të cilët morën në mbrojtje votën e dyshimtë të Papës. Vetë deputeti tha se do të votojë sërish për të bindur të gjithë se është pro ndryshimeve Kushtetuese. 

     

    Lufta e manovrave… si u manipulua opozita dhe ndërkombëtarët me 6 votat e të larguarve?!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Që prej nisjes së diskutimit për ndryshimet Kushtetuese, maxhoranca ka qenë pro ndryshimeve të propozuara nga Myslym Murrizi. Përballë këtyre ndryshimeve ka qenë opozita PD-LSI, por edhe ndërkombëtarët. PD e LSI kanë kundërshtuar me forca manovrat për ndalimin e koalicioneve zgjedhore, që nëse miratohen në Kuvend, atëherë PS dëshiron të mos lejojë epërsinë e një koalicioni të madh opozitar që i shkatërron ëndrrën për një mandat të tretë elektoral. Prapa kostumit të Myslym Murrizit dhe kërkesës për lista të hapura, u fsheh projekti për koalicione parazgjedhore, por që tashmë do të jetë zyrtarisht brenda në Kuvend.

    Në kohën kur komisioneri për Zgjerimin, Oliver Vardelyui bënte thirrje që e vetmja marrëveshje që duhet të kalojë në Kuvend është marrëveshja për të cilën PS e PD ranë dakord më 5 qershor në Këshillin Politik. Por, duket se kulisat kanë qenë më të fshehta, pasi, dje nga kahu i opozitës së re, gjashtë deputetë vendosën të bashkonin votat për të votuar draftin e Këshillit Politik, duke u shprehur se po kontribuonin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke marrë parasysh se kalimi i “Zgjedhores” ishte një prej 15 kushteve të vendosura. Depuetët që u larguan dje nga “gjiri” i opozitës parlamentare ishin:  Artur Roshi, Besnik Troplini, Fationa Dhimitri, Suzana Topi, Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani. Në momentin që u duk se opozita e re do të tërhiqet nga këto ndryshime, tanimë ato janë më shumë realitet se kurrë, dhe me një mbështetje të plotë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. 

    (k.m;f.g/dosja.al)

    • 12:24

      Kryemadhi: Çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, tentativë për të vrarë dialogun politik

      Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se prerë se çdo alibi për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit është një tentativë për të vrarë dialogun politik në vend. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo i ka dërguar kështu një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama, pasi sot në Komisionin  e Ligjeve u miratua në parim paketa për ndyshimet Kushtetuese.

      “Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.“, shprehet ajo.

      Reagimi i plotë:

      Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos. Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

      Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

    • 13:21

      Ndalimi i Koalicioneve, Komisioneri Vardelyi kundër opozitës së re dhe PS: Të miratohet marrëveshja e 5 qershorit, propozimet e tjera të diskutohen më vonë…(REAGIMI)

      Oliver Varhelyi

      Pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me Ndryshimet Kushteutese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, hapja e listave dhe pragu 5% për partitë e vogla, komisioneri Oliver Varhelyi thotë se marrëveshja që duhet të miratohet është ajo që palët u dakordësuan më 5 qershor.

      REAGIMI I PLOTE:

      Reforma elektorale në Shqipëri: Është e rëndësishme që reforma e dakordësuar me 5 qershor të adoptohet nga Parlamenti SA MË SHPEJT në sesionin aktual, me qëllim që të mundësojë zbatimin e ndryshimeve të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm. Bazuar mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR ajo adreson një nga rekomandimet kyçe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

      Reforma të tjera që lidhen me sistemin zgjedhor, jashtë rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të miratohen jo më pak se një vit para zgjedhjeve dhe për to nevoijten konsultimet e duhura, sic rekomandon OSBE.

    • 12:21

      Ligjet miratuan NDRYSHIMET, plas SKANDALI në radhët e opozitës së re, Papa: Mua ma hodhi votën Murrizi se më dhimbte dora… (REPLIKAT)

      Deputetët e opozitës së re nuk e kanë ende të sigurtë se kush ka qenë deputeti që ka votuar në emër të Kostaq Papës për Paketën me ndryshime Kushtetuese, ku përfshihet edhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, listat e hapura dhe pragun elektoral për partitë e vogla në 5%. Në debatin e zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, ku morën pjesë deputetët Adriatik Alimadhi, Myslym Murrizi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, e foli edhe vetë “Kostaq Papa”, i cili tha se nuk kishte problem për të fakti që dikush tjetër kishte votuar në vend të tij. Papa tha se do të votojë prapë me dorën e tij, pasi më herët dora i dhimbte.

      DEBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE:

      Alimadhi: Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës.

      Murrizi: Nuk është Kostaq Papa te lista e firmëtarëve

      Alimadhi: Firmat aty janë hedhur me telefon nga një deputet Ka dhe deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet. Dua që asnjë e drejtë të mos shkelet. Si firmos një deputet në emër të një tjetri. Nuk mund të firmoset me telefon.

      Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

      Hysi: Ju duhet të kërkoni ndjesë pasi po fyeni deputetët

      Alimadhi: Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Ju zonja Hysi nuk mund të hidhni baltë mbi mua. Mos ma bëni më këtë. Respektoni të drejtat e njeriut. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përballemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave. Firma e Kostaq Papës është ndryshe.

      Kostaq Papa: Doja të theksoja disa gjëra. Unë jam një deputet fuqiplotë dje gjithçka që bën e bëj me ndërgjegje të plotë. Unë veproj dhe në forma të tjera. Kur bëhet fjalë për çështje kohe mund të përdorim 101 forma për të ndikuar. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat. Pas juridikut kam mbaruar doktoraturën për të drejtën ndërkombëtare. A ka mundësi të ndikojmë për të çuar Shqipërinë në BE.

      Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë do ta firmos edhe njëherë mbi emrin tim për herë të dytë. Ne do lëmë hapur shtegun për të ndikuar për të gjetur një konsesus për të ndryshuar qoftë sistemit. Nuk është çështja se hodha një firmë të shtrembër apo ma hodhi shoku sepse më dhimbte dora. Unë do ngjitem lart dhe do firmos.

      Ulsi Manja: Unë nuk bëj pjesë të grupi i deputetëve të papërgjegjshëm. Duhet të fokusohemi te nisma. Sot kjo nismë ka gjithë vëmendjen e opinionit publik. Nëse dikush kërkon koalicionet parazgjedhore se do të vegjetojë 30vjet është i lirë ta kërkojë. Ai që do të konkurrojë i vetëm kërkon heqjen e tyre. Qytetarët kërkojnë të dinë se kë subjekt do votojnë. Ne po merremi me firmën e Kostaq Papës kur ai del dhe e pranon vetë. Të gjithë kemi zë dhe figurë.

    Shto Koment